Masazhi sjell shumë përfitime për beben dhe kryesisht nëse do të kryhet në momentin e mbrëmjes, kjo pasi e qetëson mjaft fëmijën.
Një ritual që favorizon gjumin
Masazhi është një mënyrë shumë e mirë për të forcuar marrëdhënien mes prindërve dhe fëmijës, pasi në këtë moment mes tyre shkëmbehen shumë prekje dhe përkëdhelje dashurie. Përveç pëfitimeve në këtë aspekt, masazhi sjell përfitime edhe në cilësinë e gjumit të fëmijës duke qënë se e qetëson atë. Duke qënë kështu duhet të praktikohet kryesisht në mbrëmje, duke krijuar kështu një ritual pozitiv para gjumit. Në momentin që do të praktikohet masazhi, ambienti duhet të jetë i qetë, i ngrohtë dhe me drita të ulëta.
Masazhi duhet të përfshijë një ose disa zona, të cilat mund të jenë:
Fytyrën
Përkëdhelni ballin e fëmijës duke përdorur të dyja duart duke i kaluar duart nga qendra drejt tëmthave. Më pas kaloni lehtë gishtat tek vetullat dhe e përkëdhelni me kujdes.
Gjoksi
Përdorni të dyja duart duke kaluar nga gjoksi drejt shpatullave dhe më pas i bashkoni të dyja duart në fund të gjoksit duke krijuar një formë zemre në gjoksin e fëmijës.
Shpina
I kaloni gishtat tuaj në shpinën e fëmijës në formë “krëhëri”. Një tjetër mënyrë do të ishte edhe masazhimi me majat e gishtave në formë rrethore. Nëse fëmijën e zë gjumi në këtë pozicion, duhet të ktheni me kujdes me fytyrën lart pasi ndryshe rreziku i SIDS është tepër i lartë.
Këmbët
E merrni këmbën e fëmijës në dorë dhe me gishtin e madh bëni lëvizje rrethore në gjithë gjatësinë e saj. Më pas përkëdhelni edhe gishtat e këmbës në mënyrë sikur jeni duke nxjerrë një unazë nga gishti.
Lexoni edhe: Si ti bejme masazh femijes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu