Qeni zbulon kancerin tek pronarja e tij para vetë mjekut-si është kjo e mundur?

0 0

Dihet tashmë se qentë janë nuhatës fantastikë, por një qenush ka provuar se ndjesia e tyre e nuhatjes mund të jetë edhe më e jashtëzakonshme se sa e kishim menduar.

Sierra, një qenush Husky Siberian ishte në gjendje të zbulonte aromën e kancerit tek pronarja e saj, para se mjekët të ishin në gjendje të identifikonin sëmundjen.

Stephanie Herfel, nga Wisconsin, kishte dhimbje barku kur qenushi i saj Sierra bëri diçka të pazakontë.

“Ajo e vuri hundën në barkun tim dhe nuhati aq thellë saqë unë mendova se kisha derdhur ndonjë gjë mbi rrobat e mia. Ajo e përsëriti dy herë, pastaj edhe një herë të tretë. Dhe pas kësaj shkoi dhe u fsheh. U fsheh me të vërtetë pas dollapit..” ka treguar pronarja e qenushit për  Milëaukee Journal Sentinel.

Gruaja vizitoi një mjek, por ai tha se ishte thjesht një kist ovarian dhe i kishte dhënë asaj disa ilaçe për të qetësuar dhimbjen.

Por qenushja Sierra nuk u bind.  Ajo u përpoq t’i tregonte pronares se diçka më serioze po ndodhte duke i prekur barkun dhe duke u fshehur pas dollapit. Dhe ajo që doli ishte se Sierra kishte të drejtë.

Pasi gruaja bëri një takim me një gjinekolog, ajo u diagnostikua me kancer ovarian të fazës 3. Më vonë ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë për të hequr mitrën dhe kimioterapisë.

Herfel përfundoi trajtimin në prill të vitit 2014, por vetëm një vit më vonë, Sierra u fsheh përsëri. Kanceri ishte kthyer dhe tani kishte prekur mëlçinë e gruas.  Pastaj, në 2016, Sierra u fsheh përsëri pas dollapit dhe për herë të tretë kanceri ishte në zonën e legenit të gruas.

Sierra bënte të njëjtën reagim kur Herfels sillte ndonjë shoqe e cila po ashtu kishte kancer.

Gruaja ia ka dalë të mposhtë kancerin dhe planifikon të përhapë sa më shumë historinë e Sierras.

“Unë thjesht ndjej se historia ime mund t’i lejojë njerëzit të shikojnë kafshët e tyre dhe të kuptojnë se ata janë mjaft të zgjuar”, tregoi ajo.

Sierra nuk është i vetmi qen që mund të ndiejë diçka të keqe. Hundët e qenve kanë deri në 300 milionë receptorë të erërave, në krahasim me vetëm 5 milionë që kanë njerëzit. Ata gjithashtu kanë një organ tjetër nuhatës në pjesën e prapme të hundës, që quhet organi i Jakobson, të cilin ne njerëzit nuk e kemi fare.

Ky sistem i fuqishëm i nuhatjes u mundëson qenve të zbulojnë erëra të lehta që lëshohen nga qelizat e kancerit të quajtura komponime organike të paqëndrueshme. Shumica e qenve duhet të trajnohen për të njohur këto aroma, por Sierra ishte qartë një rast i veçantë.

Një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar Dogs Detection Dogs (MDD) trajnon qentë për të zbuluar erën e sëmundjes njerëzore në mostra të tilla si urina, fryma dhe shtresa e lëkurës.

Hulumtimi mbi mënyrën se si mund të përdoren qenushët në praktikën e rregullt mjekësore është ende në zhvillim, por në sajë të organizatave si MDD, sigurisht që po përparon. Kush e di, mbase një ditë do të kemi qen me nuhatje të veçantë si Sierra në çdo spital.

Lexo edhe: Si te parandalojme kancerin ovarian?

qenushi zbulon kancerin, qeni sierra, kanceri ovarian

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X