A mund të jenë cistet ovariane kancerogjene?

0 0

Cistet ovariane janë një problem me të cilin përballen shumë femra dhe me siguri shumë prej tyre mund të shqetësohen për situatën më të keqe të mundshme.

Megjithatë shumica dërrmuese e cisteve ovariane nuk janë kancerogjene, edhe pse disa prej tyre mund të jenë.

Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëng në ose mbi vezore, dhe ato ndahen në dy kategori të përgjithshme. Lloji më i zakonshëm, i quajtur ciste funksionale, formohen si një pjesë normale e ciklit menstrual. Çdo muaj, vezoret tuaja rrisin strukturat e quajtur folikula të cilat përgatiten për të lëshuar një vezë. Nëse një gjëndër nuk hapet të lëshojë një vezë, mund të formohet një kist (cist). Shumë gra mund të kenë këtë lloj kisti çdo muaj; ata zakonisht janë të vogla dhe të padëmshme dhe zhduken vetë brenda dy apo tre cikleve menstruale.

Ju gjithashtu mund të zhvilloni ciste që nuk lidhen me ovulimin. Përgjithësisht këto njihen si ciste neoplastike, dhe shumica janë beninje, pra jo kanceroze. Megjithatë, në raste të rralla, ndonjë prej tyre mund të jetë kanceroz. Një kist mbi vezore ka më shumë gjasa të zhvillojë kancerin nëse keni kaluar tashmë në menopauzë. (Në përgjithësi, rreziku i kancerit të vezoreve rritet me moshën, ndërkohë, rreth 8% e femrave në postmenopauzë zhvillojnë ciste çdo vit.)

Disa simptoma të cisteve mund të jenë jo specifike, por tregojini mjekut tuaj nëse keni përjetuar presion ose dhimbje, ose një ndjenjë ngopjeje edhe pse keni ngrënë në sasi të vogla.

Nëse një cist vazhdon të rritet pas më shumë se gjashtë deri në tetë javë, dhe në vend që të jetë mbushur me lëngje është e mbushur me gjak, sugjerohet të bëni operacion.

Lexo edhe: Si te parandalojme kancerin ovarian? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X