Kam mësuar ta dua trupin tim gjatë dhe pas shtatzanisë. Trupat tanë të bukur janë të mrekullueshëm dhe rrisin qenie njerëzore brenda tyre. A nuk është magjepsëse kjo?
Kështu që pavarësisht formës që ka barku juaj, pavarësisht se janë shfaqur strija, apo kërthiza del jashtë, ju jeni të bukura dhe mos harroni që barku juaj është shtëpia e parë e foshnjës që prisni.
A keni përjetuar ndonjëherë komente negative që ju kanë bërë t’ju vijë turp për barkun tuaj gjatë shtatzanisë? I keni parasysh pyetjet: Vërtet? Je vetëm 30 javëshe shtatzanë? Ua, dukesh shumë më shumë!
Ndoshta njerëzit nuk kanë qëllime të këqija, por ata nuk ia kanë idenë sesa keq mund të ndiheni ju dhe sa ndikim kanë ato komente në shëndetin tuaj mendor.
Një pyetje e tyre mund të hapi rrugën për mijëra pyetje të tjera në kokën tonë. “A është fëmija im shumë i madh?”, “A duhet të bëj një kontroll?”, “Mos po ha më shumë se ç’duhet?”. E kështu vazhdon lista me pyetje.
Prandaj, unë kam mësuar t’i them vetes se barku im është i bukurm pavarësisht masës apo sesi duket.
Lexo edhe: Barku im eshte po aq i bukur sa eshte edhe barku yt!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu