Duhet të flasim për madhësinë e barkut, ose për faktin që ne duhet të mos flasim më për këtë!
Kur isha shtatzënë me fëmijën tim të parë, barku im nuk u duk deri vonë. Nëse nuk isha me të brendshme, nuk mund të kuptohej se isha shtatzënë dhe barku im nuk u bë “i madh” deri në javët e fundit të shtatzënisë sime. Mbaj mend që përpiqesha të nxirrja barkun para dhe të gjeja një kënd të mirë ose të bëja fotografi menjëherë pasi haja kështu që të mund të dukej shtatzania ime.
Kishte shumë të huaj që komentonin barkun tim duke thënë gjëra të tilla si: “A je e sigurt se foshnja po rritet?””Uau, barku yt është kaq i vogël!””A pret me të vërtetë fëmijë?” Dhe kështu me radhë.
Për fatin tim, nuk isha e shqetësuar fare. E dija që fëmija im ishte mirë dhe se çdo bark duket ndryshe, po sikur të kisha frikë ose të isha e shqetësuar ose të kisha pasur përvojë të vështirë me një shtatzëni tjetër më parë?
Unë kam mikesha të cilat kishin problemin e kundërt “A je e sigurt se nuk janë binjakë?””Barku yt është shumë i madh””Uau, sa shumë po rritet” dhe kështu me radhë.
Madhësia e barkut nuk tregon asgjë, fëmija im ka lindur i normal dhe jo i vogël. Nëse doni të komentoni barkun e një gruaje shtatzanë, thoni vetëm: “Çfarë barku i bukur!”
A do të komentonit ndonjëherë për një madhësi trupore të grave jo shtatzëna? Jo, nuk mendoj kështu. Çdo bark që ka brenda fëmijë është i bukur dhe magjik.
Lexo edhe: A ndikon madhesia e barkut ne shendetin e bebes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu