Pse lekura e bebes eshte delikate?

0 0

Lëkura e bebes eshte e butë në prekje dhe delikate, gjë që kërkon një kujdes tepër të mirë. Lëkura e bebes gjatë muajve dhe viteve të para të jetës pëson një sërë ndryshimesh, ku mbi të gjitha i duhet të përshtatet me një ambient të ri, duke qënë se kalon nga lëngu amniotik në një ambient të thatë, me karakteristikat e të cilit i duhet të përshtatet.
Por çfarë e bën kaq delikate lëkurën e bebes?
• Struktura e lëkurës. Ajo është rreth 30% më e hollë krahasuar me atë të nënës së tij.
• Përbërja e lëkurës. Ajo ka një shtresë hidrolipide më pak rezistente krahasuar me atë të nënës dhe babait, për këtë arsye irritohet dhe skuqet më me lehtësi.
• Funksioni i saj. Lëkura e bebes rezulton të jetë më e depërtueshme dhe për pasojë e humb më shpejt ujin, gjë që shkakton tharjen e saj.
Duke u ndodhur para këtyre ndryshimeve, nëna duhet të kujdeset sa më mirë për të, kryesisht gjatë muajve të parë të jetës, periudhë në të cilën epiderma është duke u forcuar ndërkohë që luftohet edhe nga faktorët e jashtë, mungesa e ujit, skuqjet. Për këtë arsye duhet të evitohet përdorimi i detergjentëve agresivë, të cilët mund të dëmtonin barrierën e lëkurës dhe për pasojë duke e bërë atë më të “hapur” ndaj faktorëve irritues.
Si duhet të veprojë nëna?
Në momentin që është duke blerë produktet e higjenës duhet të lexojë me kujdes përbërësit e tyre, të cilat duhet të sigurojnë një mbrojtje të lëkurës. Shampoja, sapuni, vaji i banjos duhet të jetë përgatitur në atë mënyrë që të mos favorizojë dermatit, i cili është tepër i përhapur tek bebet.

Lexoni edhe: Pse lekura e bebes formon kore

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X