Pse kur thoni “s’ka si qumështi i gjirit” shkaktoni një situatë të komplikuar për disa nëna?

0 0

Është në të gjitha zyrat e gjinekologjisë, në të gjitha repartet e lindjes, në gojën e të gjithë miqve, familjes dhe ndonjëherë edhe në kartonin e qumështit formulë. Ndonjëherë është e gjithë ajo që një nënë mund të dëgjojë ndërsa është ulur në heshtje vetëm me mendimet e saj.

Kur është fjala për ushqyerjen e foshnjave, frazën “qumështi i gjirit është më i miri” nënat e dëgjojnë shumë shpesh.

Por hulumtimet e reja, ekspertët dhe nënat që kanë jetuar një të vërtetë tjetër, thonë që ndërsa ky mesazh është përforcuar me qëllimet më të mira është shumë më tepër se ato tre fjalë.

Një studim i publikuar kohët e fundit, “Ushqyerja më e mirë dhe shëndeti i foshnjave”, thotë se ka një kosto të lartë shoqërore për të thjeshtuar bisedën rreth ushqimit të foshnjave në një slogan me tre fjalë.

Studimi zbuloi se nënat që kishin për qëllim të ushqenin fëmijën vetëm me gji, por që përfunduan duke përdorur formulën, kishin fëmijë me rezultate shëndetësore të ngjashme me foshnjat që ushqeheshin vetëm me gji. Dhe në shumë raste ato ndiheshin në faj padrejtësisht.

Perspektiva e një nëne

Kur Nicole Rivet-Barton priti fëmijën e saj të parë pothuajse katër vjet më parë, ajo synonte plotësisht ta ushqente me gji, por e pati që në fillim të vështirë.

“Prisja që trupi im do të siguronte atë që nevojitej për fëmijën tim dhe kur kjo nuk ndodhi dhe mua m’u desh ta pranoja dhe të kaloja në ushqim me formulë, ndjeva sikur disi kisha dështuar”, ka treguar Nikola.

“Ndjehesha sikur nuk isha një njeri i plotë” shpjegon ajo, duke shtuar se sa herë që duhej të kishte një takim me një mjek profesionist që nuk ishte mjeku i rregullt i familjes, ajo ndihej e gjykuar. Në më shumë se një rast infermieret e mbysnin me pyetje se si e ushqente bebin duke i thënë se “qumështi i gjirit është më i miri”, pa e ditur se ato fjalë ishin gjatë gjithë kohës në mendjen e nënës së re.

“Nuk ishte më e mira që mund ta jepja, ajo ishte ende e uritur, qumështi im i gjirit nuk mjaftonte që vogëlushja ime të rritej siç duhej. Shkuam tek një konsulent për laktacionin për të më ndihmuar në marrjen e qumështit dhe ajo më tha një ditë: Ti shiko punën tënde dhe bëj atë që është më e mirë për foshnjën. Dhe mendoj se që prej asaj dite e dëgjova dhe hoqa dorë nga idea se “s’ka si qumështi i gjirit”.

Sipas konsulentes së saj, ushqimi për të miturit nuk mund të përcaktohet nga një slogan me tre fjalë.

“Unë kurrë nuk kam qenë dakord me atë frazë, se qumështi i gjirit është më i miri. Ky është një term ndarës për prindërit dhe krijon konflikt”, thotë konsulentja e ushqyerjes me qumësht.

Ajo beson që ne mund të kemi diskutime individuale dhe kulturore që të normalizojmë ushqyerjen me gji dhe të inkurajojmë prindërit që të ushqejnë fëmijën e tyre në mënyrën që prindërit kanë mundësi: me gji, me pompa, përmes dhurueseve të qumështit apo edhe formulës.

“Është e komplikuar. Nuk është njëlloj për të gjithë”, thotë ajo. “Ushqyerja me gji nuk është gjithçka dhe ka gjithmonë vend për plotësim.”

Kështu për Nikolën, tani që është bërë me dy vajza, i shërben më shumë të ketë besim në vete.

Ajo tregon se mbështetet në zgjedhjet e saj për ushqyerjen e foshnjave.

“Kam ndjekur hapat e mi dhe kam besim të mjaftueshëm për të dëgjuar trupin tim dhe jo njerëz të tjerë”, thotë ajo, duke shtuar se dëshiron që profesionistët mjekësorë dhe shoqëria të përdorin më shumë se tre fjalë kur përpiqen të edukojnë prindërit e rinj për të ushqyerit e foshnjave.

“Jepuni atyre mundësi pa vënë në dukje pritshmëritë që keni ndaj tyre.”

Duhen më shumë kërkime dhe më shumë mbështetje

Ekziston një grup i madh hulumtimesh që sugjerojnë se ushqyerja me gji është e duhura për foshnjat. Kjo nuk është aspak e diskutueshme. Por studiuesit prapa këtij studimi të publikuar së fundmi tregojnë se formula ofron përfitime të ngjashme shëndetësore për foshnjat.

Hulumtimi sugjeron se nënat si Nikola vërtet nuk duhet aspak të ndihen fajtore. Sipas tij në vend të përforcimit të shprehjes “s’ka si qumështi i gjirit” dhe mbivlerësimit të përfitimeve nga ushqyerja me gji,  shoqëria do të bënte më mire të mbështeste nënat e reja.

Lexo edhe: A i demton dhembet gjidhenia?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X