Pse kjo nënë refuzoi të korrigjonte shenjat e shtatzanisë në trupin e saj?

0 0

 

Nëse do të kishit mundësinë të hiqni shenjat që keni në bark pas lindjes a do e bënit? Desiree Fortin është nënë prej më shumë se 3 vjetësh dhe e ka pasur mundësinë të bëjë diçka të tillë. Ajo thotë se ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por si përfundim vendosi ta mbante barkun siç e kishte, me lëkurë të rrudhosur, me shenja, me strija, me plagë.

“Në një shfaqje televizive mu dha mundësia për të rikthyer barkun tim në formë të mirë. Ata më quanin kandidatja e përsorur, por të jem e sinqertë asnjëherë nuk jam ndjerë keq për këto shenja. Unë e refuzova dy herë mundësinë që mu dha dhe ndoqa zemrën. Shenjat që kam në bark janë prova e rrugëtimit tim për ta dashur trupin tim kështu siç është. Kjo nuk është diçka e lehtë, kam kaluar nëpër periudha të vështira dhe tani kam mësuar ta pranoj veten si jam.

Ja ku jam 3 vjet pas lindjes. Kaq shumë ndryshime në trupin tim më bëjnë të them me krenari dhe besim se sa i bukur është trupi im”.

Ajo i quan shenjat në barkun e saj “plagët e shpresës” dhe beson se janë udhërrëfyesi për udhëtimin e saj gjatë të cilit mësoi të dojë veten.

Ajo ka një mesazh për të gjitha nënat, duke thënë se trupat e secilës ndryshojnë për shkak të shtatzanisë, por nëna duhet të mësojë të dojë trupin e saj “të ri”.

Lexo edhe: 11 historite reale te grave shtatzana, ja si e ndryshoi shtatzania trupin tim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X