Pse kisha nevojë për tim shoq më shumë se kurrë pas lindjes?

0 0

 

Kur Whitney Port, personazh i famshëm nga një reality show solli në jetë djalin e saj Sonny në vitin 2017, ajo ndihej sikur nuk mund të bënte gjithçka vetë dhe fundja nuk duhej të bënte çdo gjë vetëm.

Port thotë se në periudhën pas lindjes bashkëshorti e ka ndihmuar më shumë se kurrë dhe pikërisht ndihma e tij e bën të jetë versioni më i mirë i mëmësië dhe nëna që ajo dëshiron të jetë.

Ajo e përshkruan të shoqin si një partner dhe prind i përfshirë 50% në rolet e tij në familje duke e mbështetur atë personalisht dhe profesionalisht.

“Unë mendoj se marrëdhëniet mes bashkëshortëve janë tema për të cilat nuk flitet mjaftueshëm”,- thotë Port.

Ajo madje tregon sesi fillimisht nuk donte as të filmonte momentet e saj të para pas lindjes, për t’i shfaqur në realitin që merrte pjesë. Ndërsa i shoqi e ka inkurajuar. Pra, ai nuk ka qenë vetëm personi që mbante kamerën për të, por një shtysë shumë e fortë që ajo të ecte përpara.

Bashkëshorti i thoshte se mes historisë së saj do të frymëzonte mijëra gra të tjera e për këtë arsye duhej të gjente forcën të vazhdonte.

Port thekson se pasi vjen në jetë fëmija, çifti duhet të kujdeset gjithashtu për të forcuar lidhjen si partnerë jo vetëm si prindër.

Ajo u ndje shumë fajtore verën e kaluar kur ndërmori një udhëtim të gjatë vetëm me të shoqin, por gjithsesi nuk hoqi dorë sepse ishte diçka shumë e nevojshme për ata të dy si çift.

Ajo shpreson që nënat e tjera të mos ndihen fajtore për nevojën për t’i dhënë prioritet martesës së tyre ndonjëherë, ose për nevojën që partneri i tyre të mbajë një pjesë të drejtë të përgjegjësive prindërore.

“Unë mendoj se mund të presim më shumë nga burrat tanë dhe ne duhet të jemi në gjendje të kërkojmë më shumë prej tyre,” shpjegon ajo.

Lexo edhe: Leter bashkeshortit!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X