Proteina në tryezë: nëse e teproni mund të prekeni nga këto sëmundje

Sipas një studimi të Universitetit të Finlandës Lindore, botuar në American Journal of Nutrition Clinical, nëse konsumoni shumë proteina në tavolinë i bën keq shëndetit tuaj.




0 0

Anketa e ushqimit tek 2,600 njerëz

Mostrat e zgjedhura kishin një karakteristikë të përbashkët: të gjithë ndiqnin një dietë të pasur me mish të kuq.

Rezultatet e arritura nga ky studim ishin dy:

  • Individët që preferonin një dietë të pasur me proteina shtazore, domethënë më shumë se 200 gramë në ditë, kishin një rrezik më të madh për vdekje (+ 23%) gjatë një periudhe 20 vjeçare sesa ata që kishin një dietë më të ekuilibruar (me më pak se 100 gramë mish në ditë).
  • Një dietë e pasur me proteina dietike u shoqërua me një rritje të rrezikut për vdekje tek meshkujt e diagnostikuar me diabet tip 2, sëmundje kardiovaskulare ose kancer.

Shumë proteina shtazore = rrezik më i lartë i vdekjes

Studime të tjera në të kaluarën kanë treguar se një konsum i lartë i proteinave shtazore, sidomos konsumi i mishit të përpunuar, si salsice dhe sallam, shoqërohet me një rritje të rrezikut të vdekjes.

Megjithatë, të gjitha efektet e proteinave dhe burimeve të ndryshme të proteinave të shëndetshme, duhet të verifikohen me hulumtime të tjera pasi mbeten të paqarta, sipas hulumtuesve të studimit.

Këshilla e AIRC

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (AIRC) sugjeron konsumimin e mishit prej jo më shumë se 500 gramë në javë. Kjo masë do të kufizonte rrezikun e prekjes nga tumoret e ndryshme.

Lexo edhe: Çfarë tregojnë proteinat në urinë gjatë shtatzanisë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X