Kujdes, jo shumë proteina për fëmijët

0 0

 

Tejkalimi i sasisë së proteinave tek fëmijët mund të shndërrohet në një rritje të yndyrës së trupit, por jo në masë të muskujve, me rrezikun e predispozitës ndaj mbipeshës dhe obezitetit. Kjo mbështetet nga një studim i Qendrës Mjekësore të Universitetit Erasmus në Roterdam.

Ushqyerja nën “lupë”

Në të vërtetë, disa studime të mëparshme kishin treguar tashmë se dieta e një fëmije shumë e pasur me proteina çon në një rritje të masës trupore, pa treguar megjithatë me çfarë lidheshin kilogramët shtesë.

Për të analizuar çështjen, hulumtuesit holandezë zhvilluan një studim prej 3,564 fëmijëve njëvjeçarë holandezë, dieta e të cilëve u vlerësua me pyetësorë. Të gjithë pjesëmarrësit bënë matjet e peshës dhe gjatësisë deri në 10 vjet, ndërsa yndyra (indeksi i masës yndyrore) dhe muskujt u vlerësuan në moshën 6 dhe 10 vjeçare. Të dhënat u korrigjuan duke marrë parasysh variablat siç janë mosha dhe shkalla e edukimit të nënës, energjia totale e përfituar, ushqyerja me gji dhe aktiviteti fizik i praktikuar.

Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se një marrje e tepruar e proteinave, në veçanti ato me origjinë shtazore, të tilla si produktet e qumështit dhe mishi, u shoqëruan me vlera më të larta në gjatësi dhe peshë, por edhe me masë yndyre, pa ndonjë rritje në masë të muskujve, siç ndodh tek të rriturit.

Furnizimi me energji shpërndahet

Studiuesit, pra, rekomandojnë një konsum të moderuar të ushqimeve proteinike në një moshë të re. Indikacionet raportohen edhe në një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali me titull “Ushqimi i duhur dhe edukimi ushqimor për fëmijërinë e hershme”, të botuar në portalin institucional. Marrja e përgjithshme e energjisë, midis moshës 1 dhe 3 vjeçare, duhet të shpërndahet në mënyrë të përshtatshme midis makro-ushqyesve të ndryshëm. Sipas treguesve të fundit të “Niveleve të Referencës dhe Energjisë për Popullsinë” (LARN) – thuhet në dokument – ky kontribut duhet të rrjedhë nga 50% nga karbohidratet, 40% nga yndyrat dhe vetëm rreth 10% nga proteinat.

Lexo edhe: Zbulohet proteina qe lufton hipertensionin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X