Zbulohet proteina që lufton hipertensionin

0 0

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit hipertensioni shkakton 7.5 milionë vdekje në mbarë botën. Megjithatë, ekziston një zbulim i ri kundër hipertensionit, që mund të çojë në zhvillimin e barnave që mund të ulin dhe kontrollojnë presionin e gjakut.

Si funksionon?

Zbulimi është i Universitetit Kombëtar të Singaporit që ka identifikuar galektin-1, një proteinë që mund të ndikojë në funksionimin e një proteine të tipit-L të kanalit të kalciumit që zakonisht vepron për të kontraktuar enët e gjakut. Duke zvogëluar aktivitetin e këtyre kanaleve, galektin-1 çon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Nota të ndryshme

Presioni i lartë të gjakut mund të ketë shkallë të ndryshme dhe në qoftë se për pacientët me fazën 1 të hipertensionit është veçanërisht e rëndësishme të ndryshojnë stilin e jetës për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ata me fazën 2 ose më lart, duhet të marrin ilaçe. Bllokimi i kanaleve të kalciumit përdoret tradicionalisht kundër presionit të lartë të gjakut, por përdorimi i tyre shoqërohet me një rrezik më të lartë të mosfunksionimit të zemrës.

Stili i jetesës

Megjithatë, rregulli i përbashkët për të gjithë është që të ndjekin një stil jetese të shëndetshme, ku përfshihet dieta, reduktimi i kripës dhe kafes, ndërprerja e duhanit, reduktimi ose eliminimi i alkoolit, aktiviteti i rregullt fizik.

Ta dini!

Çrregullime të tilla si, marramendje, dhimbje koke, nervozizëm, lodhje, gumëzhimë dhe çrregullime të tjera mund të jenë shenjë e hipertensionit.

Lexo edhe: Hipertensioni, 1 ne 3 persona te prekur dhe shumica nuk e dine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X