Problemet në familje i bëjnë njerëzit më të vetmuar

0 0

 

Njerëzit që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre familjare kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar ose të izoluar, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kërkimore Pew. Në një studim të botuar të hënën, studiuesit zbuluan se mbi një e katërta e amerikanëve (28 përqind) që janë të pakënaqur me familjet e tyre ndjehen të izoluar “shumicën e kohës ose gjithmonë”, krahasuar me vetëm shtatë përqind të atyre që janë të kënaqur me të afërmit e tyre.

Një trend i ngjashëm vlen edhe për jetën sociale të njerëzve. Ata që janë të kënaqur me miqtë e tyre dhe marrëdhëniet jashtë familjeve të tyre, ishin dukshëm më pak të vetmuar sesa ata që ishin të pakënaqur me jetën e tyre sociale, me vetëm 5 përqind krahasuar me një 26 përqind.

Faktorë të tjerë që ndikojnë ndjeshëm në vetminë përfshijnë lidhjen e komunitetit, statusin martesor dhe statusin ekonomik.

Dhe ata që janë të divorcuar ose të pamartuar kanë të ngjarë të përballen me të njëjtin fat, me 17 përqind të të rriturve beqarë që ndihen të vetmuar në krahasim me vetëm 6 përqind të bashkëshortëve të martuar. Paraja luan një rol të rëndësishëm gjithashtu. Njerëzit që nuk janë të kënaqur me financat e tyre personale (17 përqind) janë më të prirur të ndihen të vetmuar se ata që janë financiarisht të sigurt (5 përqind) ose që kanë të ardhura më të larta.

Lexo edhe: Keqtrajtimet ne moshe te vogel rritin rrezikun e çrregullimeve mendore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X