Pre-adoleshenca (para-adoleshenca) është një periudhë e rritjes së fëmijës, gjatë së cilës ai i ngjan një personi të rritur por që mendon si një fëmijë. Tek vajzat, ky është një ndryshim i cili fillon rreth moshës 8-vjeçare dhe përfundon në moshën 13-vjeçare. Gjatë këtyre viteve ndodhin ndryshime në fizikun e vajzave si edhe shfaqen shqetësimet e para emocionale. Ato ballafaqohen me një sërë ndyshimesh në trupin e tyre ku si më të rëndësishmin mund të përmendim ardhjen e menstruacioneve, e cila është një eksperiencë e dhimbshme dhe që mund të shkaktojë siklet tek fëmija.
Ndonjëherë vajzat, si pasojë e ndryshimeve që pëson trupi i tyre kanë tendencë të dëshirojnë të qëndrojnë “në hije”, por tek disa vajza do të vihet re një rritje e dëshirës për të qënë shumë aktive në fushën sociale. Të dyja sjelljet janë disi të vështira për t’u menaxhuar dhe shpesh prindërit mund të mos dinë si të sillen në mënyrën e duhur.
Ja çfarë këshillojnë specialistët për prindërit:
1- Dialogu para së gjithash
Hapi i parë për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijën është komunikimi. Prindërit duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre për të dëgjuar fëmijën, pasi pas “dëshirës” së vajzave për të heshtur qëndron një nevojë tepër e madhe për të ndarë me ta shqetësimet që kanë. Është shumë e rëndësishme që prindërit të mësojnë të pyesin fëmijën në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur, pasi një pyetësor i gjatë dhe i lodhshëm nuk do të kishte asnjë dobi.
2- Respektoni privatësinë e vajzës, por pa e ekzagjeruar
Vajzat edhe pse mund të mbyllen në dhomën e tyre kanë në dispozicion internetin, i cili është një “dritare” në dispozicion për t’u lidhur me botën e jashtme. Rrjetet sociale është një burim mundësish që fëmija të bëjë atë që do si edhe të fshehë atë që do, për këtë arsye prindërit duhet të kontrollojnë atë që fëmija i tyre bën pa e bezdisur atë. Edhe në këtë aspekt është shumë i rëndësishëm komunikimi.
3- Respektoni rolet
Prindërit duhet të sillen si prindër dhe jo të kërkojnë me çdo kusht të jenë miqtë e vajzës. Vajza ka nevojë të ndiejë një shikim kritik, i cili di të vendosë limite në jetën e saj.
4- Ndërprisni gjykimin
Shumë prindër ndihen të zhgënjyer nga ndryshimi i papritur i fëmijës. Ata nuk arrijnë ta pranojnë faktin që vajza e tyre nuk preferon më të lexojë libra pa fund, por ka dëshirë edhe të trukohet, apo të besojë se programet televizive janë më interesante. Prindërit duhet të mësojnë të mos e gjykojnë pafund këtë ndryshim të saj, duke qënë se kjo nuk vendos për atë që ajo do të bëhet në të ardhmen.
5- Mos e gjykoni më veten
Prindër! Mbi të gjitha mos vazhdoni të akuzoni veten për ndryshimet e vajzës. Pre-adoleshenca është një moshë e vështirë edhe për prindërit, të cilët e konsiderojnë vajzën e tyre ende një foshnjë. Ata mendojnë se mund t’i keni gjithmonë fëmijët pranë vetes sikur ata të ishin fëmijë të vegjël, por me rritjen e tyre kjo bëhet gati e pamundur. Në këtë fazë vajzat kanë nevojë për një shkëputje të kontrolluar nga prindërit, dhe gjithashtu është gati e paevitueshme që fëmija të mos bëjë diçka gabim.
Lexoni edhe: Si te disiplinojme nje adoleshent?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu