Si te disiplinojme nje femije adoleshent?

0 0

Rregulli që ju keni vendosur është:
Pas orës 21:00 nuk mund të përdoret celulari, por gjatë kësaj jave e keni “kapur” vajzën tuaj duke dërguar mesazhe edhe pse kishte kaluar mesnata.
Orari që ju keni vendosur për kthimin në shtëpi është ora 22:00, por gjatë kësaj jave keni parë se djali juaj “thjeshtë sa për të thyer rutinën” është kthyer në shtëpi pas orës 23:00.
Nëse ju keni një fëmijë adoleshent që duket se nuk është i ndërgjegjshëm për rregullat që ju keni vendosur, duhet të mundoheni të kuptoni arsyet pse ndodh kjo. Gjithsesi ju nuk duhet të mendoni se fëmija po mundohet t’ju sfidojë, ndoshta është një problem më i thjeshtë nga sa duket.
Përse ndodh?
– Nuk janë të qartë “kufijtë”
Disa fëmijë adoleshentë shpesh nuk i zbatojnë rregullat që prindërit vendosin për të parë “kufirin” se deri ku do të arrij prindi, pra të vërtetojë nëse vërtet do të dënohet për mosbindjen e tij. Shpesh adoleshentët refuzojnë t’ju binden rregullave kur e shikojnë se prindërit nuk janë koherent dhe i kanë disi të paqartë kufijtë që ata vetë kanë vendosur.
– Mungesa e fleksibilitetit
Ndonjëherë kur prindërit e shikojnë se fëmija i tyre nuk i bindet një rregulli të caktuar, të revoltuar mundohen të vendosin një tjeter, duke e përkeqësuar më shumë situatën.
“Sa më shumë të mundoheni ta kontrolloni fëmijën tuaj aq më shumë refuzim do të merrni prej tij”, thone specialistët. Prindi duhet të mundohet të vendosë disiplinën e duhur në familjen e tij, pa e bërë këtë me forcë. Kjo nuk mund të bëhet duke e ndëshkuar fëmijën, por duke e mësuar atë. Nëse ju do të përdorni tek fëmija juaj ndëshkimin atij do t’i krijohet ideja se po vuan. Por, si mund t’i mësojmë fëmijës tonë adoleshent t’ju binet rregullave të familjes?
Cfarë duhet të bëjmë?
– Mundohuni të jeni sa më të qartë.
Fëmija adoleshent duhet të dijë se çfarë ju prisni nga ai dhe cilat do të jenë pasojat e mosbindjes së tij. Ju mund të shkruani në një copë letër rregullat që e gjithë familja duhet të zbatoj, dhe më pas i rishikoni për të parë nëse janë pak, shumë apo mjaftueshëm.
– Mundohuni të jeni koherent.
Për një fëmijë adoleshent do të ishte shumë çorientuese nëse do të shikonte se pasi nuk i është bindur një rregulli, një jave nuk merr asnje qortim, dhe javën tjetër merr dyfish. Cdo “pasojë” duhet të jetë e përshtatur në bazë së “shkeljes” që fëmija ka bërë. Për shembull nëse fëmija nuk është kthyer në orarin e duhur gjatë mbrëmjes, ditën tjetër ju mund ta njoftoni se duhet të kthehet më herët. Kjo do të jetë një formë ndëshkuese për mosbindjen e tij.
– Tregohuni të arsyeshëm.
Ju mund të tregoheni pak “dorëlëshuar” me fëmijën tuaj nëse e shikoni se ai është i gatshëm t’ju bindet rregullave të familjes. Ju mund të uleni me të dhe të flisni në lidhje me rregullat qe keni vendosur, dhe pse jo të merrni edhe mendimin e tij në lidhje me një rregull të caktuar. Adoleshentët tregohen edhe më të gatshëm për t’ju bindur urdhërave nëse është marr edhe mendimi i tyre.
– Ndihmoheni të maturohet.
Qëllimi juaj nuk duhet të jetë vetëm të bëni fëmijën tuaj tju bindet rregullave. Por, edhe ta ndihmoni atë në zhvillimin e duhur të veprimeve të mira dhe të këqija. Ju duhet të mundoheni t’i jepni atij aftësi të mira në të menduarin e gjërave.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të zhvilloje në karakterin e tij cilësi të bukura, cilësi për të cilat ju do të donit që ai të përmendej edhe më vonë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X