Portokalli, rrushi dhe karota përmbajnë përbërës kundër kancerit që ngjajnë me antibiotikët e përdorur për kurim

Një studim zbuloi se nga më shumë se 7,900 molekula brenda frutave dhe perimeve, 110 prej tyre kanë potencialin për të luftuar tumoret.




0 0

Kjo bazohej në ngjashmërinë e molekulave me përbërësit e gjetur në medikamentet ekzistuese kundër kancerit.

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë të quajtur flavonoide, të cilat u japin atyre ngjyrën.

Flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit duke shtypur inflamacionin, duke kontrolluar shtimin e këtyre qelizave dhe duke zhdukur tumoret.

Studiuesit, nga Imperial College London, shpresojnë që një ditë të krijojnë ‘dieta ushqimore të personalizuara’ që veprojnë si ‘ilaçe gastronomike’ për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së kancerit.

Hulumtimet e kaluara thonë se 30 deri 40 për qind e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme.

Ushqyerja me shumë fruta dhe perime mund të jetë veçanërisht e dobishme për shkak se ato janë të pasur në antioksidantë kundër kancerit, thanë studiuesit.

Për të zbuluar se cilat ushqime  zvogëlojnë rrezikun e kancerit më shumë, shkencëtarët studiuan 7,962 molekula biologjikisht aktive në një algoritëm.

Algoritmi njihte vetitë e 199 ilaçeve të miratuara kundër kancerit.

Pas stimulimit se si molekulat bioaktive veprojnë në trupin e njeriut, algoritmi parashikoi se 110 molekula kishin veti për të luftuar kancerin.

Kështu këto ushqime u morën si të ngjashme me ilaçet kundër kancerit për më shumë se 70 për qind.

Frutat dhe perimet me vetitë më të mira për të luftuar kancerin ishin:

Portokalli i ëmbël, rrushi, karota, lakra, selino e egër, koriandër, kopër, çajrat.

Portokallet e ëmbla, të cilat mendohet të kenë origjinën në Azinë Juglindore, janë veçanërisht të pasura me flavonoid “dydimin”.

Dydimin gjendet gjithashtu tek koriandëra dhe kopëri.

“Ushqimi përfaqëson aspektin më të madh, të vetëm të modifikueshëm që ka rol direkt në shëndetin e njeriut”, thanë studiuesit.

Lexo edhe: 14 këshilla për të ruajtur frutat dhe perimet sa më gjatë të jetë e mundur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X