Pesë mënyra për të mbajtur një rutinë më të mirë gjumi

0 0
  1. Shkoni në shtrat rregullisht në të njëjtin orar

Të shkuarit në gjumë dhe zgjimi në një orar të rregullt, madje edhe gjatë fundjavave  do ta mësojë trupin tuaj. Ushqyerja e rregullt është një sugjerim shumë i rëndësishëm për të rregulluar ritmin tuaj. Shmangni stërvitjen pranë orarit të gjumit pasi mund t’ju shkaktojë shqetësime dhe mund t’ju rrisë temperaturën e trupit.

  1. Përshtasni dhomën e gjumit

Ruani dhomën e gjumit si një vend vetëm për gjumë (dhe seks): ka prova që truri formon një lidhje të fortë me gjumin në një dhomë të veçantë. Një temperaturë prej 16-18 gradë Celcius mendohet të jetë idealja për shumicën, e njerëzve. Një maskë për sytë ose grilat mund të ndihmojnë në bllokimin e dritës ndërsa rekomandohet që pajisjet elektronike të mbahen jashtë dhomës së gjumit.  Nëse nuk të bini në gjumë pas më shumë se 25 minutash, ekspertët sugjerojnë të ngriheni dhe të shkoni për të lexuar nën një dritë jo të fortë në një dhomë tjetër. Pasi t’ju vijë gjumi, mund të ktheheni në shtrat.

  1. Bëhuni gati për ditën tjetër

Rutina juaj e mbrëmjes është një mundësi për t’i bërë mëngjeset pak më të lehta: zgjidhni rrobat që do të vishni ditën tjetër ndërsa vishni pizhamat ose bëni  gati çantën tuaj ndërsa lani dhëmbët. Rutina lidhet me formimin e zakoneve të shëndetshme.

  1. Relaksohuni pas situatave të stresit

Leximi i një libri mund të ndihmojë në ngadalësimin e frymëmarrjes së shpejtë dhe për të çlodhur muskujt, ndërsa joga apo shëtitjet mund të zbusin ankthin. Gjithashtu një dush në temperaturë 40-42 gradë celcius një ose dy orë para gjumit, jua bën atë më të lehtë.

  1. Shkruajini shqetësimet tuaja

Nëse mendja juaj po lodhet nga ngarkesa e ditës,  provoni të mbani një ditar ose një libër ku shprehni shqetësimet tuaja.  Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të shkruani një listë me veprimet që do të bëni ditën e nesërme në mënyrë që të organizoni mendimet dhe të “pastroni mendjen”. Nëse keni vështirësi me gjumin për një kohë të gjatë edhe pasi keni provuar këto metoda, merrni në konsideratë një vizitë mjekësore .

Lexo edhe: Çdo mbrëmje sakrifikoj gjumin për t’i kushtuar kohë vetes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çudia po zgjat përtej ditës...

A zgjat vërtet vetëm tri ditë çudia më e madhe? Jo, çudia ka filluar të zgjasë më shumë dhe ky është lajmi i mirë, mes të keqes që mund të...

Jo rastësisht kjo është fotoja...

“Zemër e di që unë ndoshta dukem shumë keq, por po bëj një foto para se të shkoj në shtrat në mënyrë që ta mbajmë mend këtë. Ajo është vetëm...

Si i zgjidhin konfilktet çiftet...

Paralajmërim: ky material nuk ka të bëjë me kush fiton apo kush ka të drejtë. Kur luftoj me partnerin tim, ndihem sikur bota po shembet përreth meje. Unë jam një...

Çfarë dua t’u mësoj fëmijëve...

Po bisedoja me burrin tim një ditë, kur krejt papritur më erdhi një mendim. "A mund të besosh se një ditë djalit tonë do t'i thyhet zemra dhe ne nuk...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X