Personat obezë më të rrezikuar të preken nga koronavirusi e të kenë komplikime

0 0

Obeziteti shton një pikë tjetër negative në lidhje me rreziqet shëndetësore. Obezët, në të vërtetë, rrezikojnë më shumë të marrin  e koronavirusin. Shkaku mendohet të jetë një proteinë e prodhuar nga qelizat yndyrore në sasi të mëdha, të cilat Covid-19 përdor për të infiltruar qelizat. Kjo doli nga një studim i kryer nga ekspertë të Shërbimit Kombëtar Britanik të Shëndetit Publik Angli, dhe botuar në revistën Obesity.

Kujdes nga yndyra e barkut

Por jo vetëm. Komplikimi i situatës shkaktohet gjithashtu nga nivelet më të larta të yndyrës në gjoks dhe bark, të cilat ushtrojnë presion të fortë në mushkëri, duke e bërë të vështirë plotësimin e tyre me oksigjen. Pesha e tepërt e trupit, pra, përkthehet në një kërkesë më të madhe për oksigjen, madje edhe në kushte normale. Situata përkeqësohet në rast të infeksionit Covid-19, pasi virusi sulmon dhunshëm sidomos mushkëritë.

Komplikime të tjera

Studimi vëren gjithashtu se pasi të infektohet me koronavirus, trupi i një personi obez mund të aktivizojë rezervuarin e madh të qelizave imune që gjendet në yndyrë, dhe si pasojë të shkaktojë ënjtje të tepërt dhe inflamacion. Ky aktivizim jo proporcional i sistemit imunitar mund të dëmtojë organet e tjera.

Një lidhje për t’u thelluar

Edhe pse këto janë hipoteza shkencore për tu konfirmuar, ka të dhëna të tjera që mbështesin studimin. Sipas studiuesve që zhvilluan studimin, “75 përqind e pacientëve me Covid-19 në terapi intensive janë mbipeshë. Në Angli rreth tre nga dhjetë të rritur janë klinikisht obezë, pra kanë një indeks të masës trupore mbi 30, një nga normat më të larta në botën perëndimore; prandaj, edhe nëse është e parakohshme të vendosim me saktësi marrëdhëniet midis mbipeshës dhe koronavirusit, duhet t’i qasemi hipotezave me kujdes”.

Gjithashtu një raport i fundit në New York tregon se 2 nga 5 pacientë që kanë nevojë për frymëmarrje të asistuar janë obezë, ndërsa një raport francez zbulon se pothuajse 90% e pacientëve me peshë serioze të pranuar në ICU kanë nevojë për ventilim mekanik.

Një indeks i masës trupore midis 30 dhe 34 dyfishon shanset për tu futur në terapi intensive në krahasim me një person me një IMT më të ulët. Për pacientët me një IMT prej 35 ose më shumë, probabiliteti është pothuajse katër herë më i lartë.

Lexo edhe: Obeziteti në fëmijëri shkakton sklerozë në moshë të rritur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X