Perse pas shtatzanise pesha e gruas rritet?

0 0

Shtatzania e ndryshon trupin dhe mendjen e gruas, pra jo vetëm jetën e saj. Pesha është ndryshimi i parë që vihet re tek ajo, pa harruar të përmendim urinë e madhe që nëna e ardhshme ka. Megjithatë kjo nuk vihet re vetëm gjatë shtatzanisë.
Por përse ndodh kështu? Përse gruaja ka më shumë uri dhe merr aq shumë peshë edhe pas shtatzanisë?
Pavarësisht mënyrës së lindjes gruaja ka tendencën të shëndoshet edhe pasi ka lindur fëmijën e saj. Eshtë pikërisht mënyra e jetesës pas lindjes që nuk e lejon nënën e re të kthehet në formën e mëparshme trupore. Këtë e pohon revista “Woman’s health”, në të cilën është publikuar një studim i kryer në SHBA nga mjekja Olga Yakusheva. Sipas studiuesve, pjesa më e madhe e nënave që ishin marrë si objekt studimi, nuk kishin mundur të humbnin peshë edhe pse kishin kaluar 2 vjet nga lindja.
Pesha trupore pas lindjes nuk ka lidhje me shtatzaninë
Në këtë gjë ndikojnë zakonet e këqija që nëna mund të krijojë pas lindjes së fëmijës. Në përgjithësi ajo vendos nevojat e fëmijës mbi gjithçka tjetër duke filluar nga momentet e para pas lindjes. Kjo bën që ajo të mos i kushtojë rëndësi vetes, duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur aktivitetit fizik, qoftë edhe një shëtitje të shkurtër. Duke qëndruar gjithmonë në shtëpi, në kujdesje për të voglin, ajo do të ketë gjithashtu edhe një dëshirë për të ngrënë më shumë ushqim.
Një tjetër zakon që ndikon negativisht në rritjen e peshës pas lindjes?
Përfundimi i ushqimit që fëmija ka lënë në pjatë, pa harruar edhe qëndrimin për një kohë të gjatë ulur para televizorit bashkë me fëmijën.
Kërkoni një fizik të mirë pas lindjes?
I kushtoni rëndësinë e duhur disa zakoneve të përditshme!

Lexoni dhe: Pesha e madhe, si ndikon ne tumorin e gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X