Përse i ndihmon muzika fëmijët që në barkun e nënës?

0 0

Fëmija në bark

Kërkimet shkencore tregojnë se fëmijët në moshën 0 deri në 3 vjeç kanë aftësi muzikore dhe muzika mësohet herët dhe spontanisht, madje edhe para lindjes. Nga muaji i gjashtë deri në muajin e shtatë të shtatzanisë, fetusi është në gjendje të kuptojë stimujt që vijnë nga jashtë dhe në veçanti, mund të dallojë zërin e nënës. Prandaj zhurma është forma e parë e komunikimit që mund të arrijë fëmijën dhe nëpërmjet të cilit fëmija mëson të bashkëveprojë me mjedisin rrethues.

Një fuqi e fortë relaksuese

Përmes dëgjimit të muzikës dhe fjalëve dalëngadalë fëmija mëson të flasë. Për më tepër, këndimi në shtëpi mes prindërve dhe fëmijëve rrit mirëqënien e tyre dhe forcon lidhjen. Jo rastësisht nënat në të gjithë botën këndojnë ninulla kur vënë fëmijët në gjumë.

E rëndësishme për rritjen

Vitet e para të jetës, në të vërtetë, për të qenë të saktë 1000 ditët e para të jetës, siç thonë shkencëtarët, janë të vlefshme për rritjen e fëmijëve: truri i tyre është shumë plastik dhe për këtë arsye, shumë i hapur. Sa më shumë që stimulohet, madje edhe përmes vjershave dhe këngëve, efektet më pozitive do të shfaqen gjatë rritjes. Pas kësaj periudhe kohore, bëhet më pak automatike për të mësuar gjëra të reja. Është provuar nga studime të ndryshme shkencore se muzika stimulon vëmendjen, kujtesën, mësimin, gjuhën, kreativitetin, emocionet dhe madje inteligjencën sociale. Për këtë arsye është e rëndësishme që pediatër, muzikantë, edukatorë dhe persona të tjherë të përfshirë në kujdesin e fëmijës që nga shtatzania duhet të bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur prindërit në rrugën e rritjes, duke i kushtuar rëndësi parësore muzikës.

Lexo edhe: Muzike per femijen ne barkun e nenes apo me mire qetesi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X