Perse femijet nuk bejne gjume te qete

0 0

Veset më të shpeshta të fëmijëve janë: pirja e gjirit si edhe tundja, por gjithsesi nuk janë të vetmet. Veset që e ndihmojnë një fëmijë të flejë mund të jenë të ndryshme, por pasoja negative që ato sjellin është një: një gjumë jo i qetë, një dremitje jo e qetë gjithashtu.

Si ta kuptojmë nëse gjumi i fëmijës është i lidhur me diçka?

Fëmijët që kanë nevojë për diçka që të flejnë janë ata që bëjnë një gjumë shumë të keq, të karakterizuar nga zgjime të shpeshta. Kjo ndodh pasi fëmija është i varur nga një ves i caktuar për të cilin ka nevojë në çdo moment gjatë natës apo ditës për t’u rikthyer në gjumë. Në momentin që atij i “plotësohet” një kusht i caktuar (për shembull futja në gji) do të rikthehet në gjumë normalisht për t’u rizgjuar shumë shpejt me dëshirën për të pirë sërish gji.

Ja cila është sjellja tipike e një fëmije me vese gjumi

  • Fëmija nuk do të flejë nëse nuk është plotësuar kushti i caktuar (thithja e gjirit, tundja, vendosja e çuços, ecja me karrocë apo çdo lloj tjetër vesi);
  • Fëmija fle vetëm në gji;
  • Ai zgjohet duke qarë vetëm 30 minuta pasi ka fjetur (ndonjëherë menjëherë pasi është vendosur në shtratin apo djepin e tij);
  • Zgjohet shumë shpesh gjatë natës, zakonisht çdo 1-2 orë;
  • Ka nevojë për një çuço në gojë të cilin duhet t’ja vendosni sa herë i bie nga goja;
  • Ka nevojë ta përqafojë nëna ose ta vendosë në gji edhe gjatë natës për t’u rikthyer në gjumë;
  • Bën dremitje shumë të shkurtra të cilat nuk zgjatin më shumë se 30-40 minuta dhe vetëm 1 herë gjatë ditës;
  • Qan në mënyrë histerike në momentin që e vendosin në shtrat;
  • Gjatë ditës qëndron shumë pranë nënës, sillet çuditshëm si edhe është mjaft i irrituar;
  • Gjumi dhe dremitjet janë një katastrofë e vërtetë. I gjithë proçesi rrotullohet tek ushqyerja me gji ose tundja derisa ta zërë gjumi.

Lexoni dhe: Çfarë është regresi i gjumit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X