Perse bebet kane nje arome aq te mire?

0 0

Aroma e bebes është një prej aromave më të mrekullueshme në botë, aq sa ajo ka frymëzuar edhe firmën e parfumeve “Demeter” të prodhojë parfumin dhe produktet kozmetike të linjës “Baby fresh” të cilat i ngjasin pikërisht kësaj arome.

Por çfarë e shkakton këtë aromë kaq të mrekullueshme tek bebet?

Një teori në lidhje me këtë dilemë i referohet substancave të prodhurara nga gjendrat e djersës së bebes, dhe këtë e pohon George Preti, analist kimik në “Monell Chemical Center” në Philadelphia. Duke qënë se kjo aromë zgjat vetëm disa javë, mendohet se influencohet nga metabolizmi i bebes, i cili ndryshon në momentin që fëmija fillon të pijë dhe të hajë gjëra të ndryshme, por edhe për shkak se ai nuk është më i lidhur me kordon me nënën e tij.

Vernix caseosa

Kjo është një shtresë që vesh lëkurën e fëmijës gjatë kalimit në kanalin e lindjes dhe ka ngjyrë të bardhë. Edhe pse ndonjëherë kjo shtresë lahet menjëherë, lëshon në trupin e fëmijës një aromë që zgjat. Pra kjo mendohet se është një tjetër arsye pse bebet kanë një aromë aq të mrekullueshme. Vetëm një gjë është e sigurt, aroma e fëmijës është e parezistueshme!

Lexoni edhe: Per sa kohe mund te jene ne gjendje prinderit te njohin aromen e femijes se tyre? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X