Ja cfare shkakton tek nena aroma e te porsalindurit

0 0

Aroma e të porsalindurit mund të themi se e “çmend” nënën, e cila sipas disa studimeve i fal prindërve një ndjesi të mrekullueshme, në veçanti kënaqësie dhe njohje. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit në Philadelphia, shkëmbimi i aromave midis nënës dhe fëmijës është shumë intensiv dhe kjo e bën nënën të marrë një stimulim në tru, stimulim i cili lidhet me ndjenjat e kënaqësisë. Ky studim ka pasur në qendër të tij disa veshje të një fëmije të porsalindur dhe nënës së tij. Pasi janë vendosur tek secili për të marrë aromën, është bërë analizimi i funksionit cerebral me anë të rezonancës magnetike. Mesa duket kjo aromë sjell tek secili jo vetëm ndjenjë kënaqësie, por edhe krijon një lidhje të përhershme, gjë e cila fillon që në shtatëzani. Përveç kësaj vihet re se edhe fëmijët e njohin shumë mirë aromën e nënës, dhe nëse ajo ushqen me gji edhe të qumështit të saj.

Kini parasysh se do të ishte më mirë të përdornit produkte pa aromë për higjenën e fëmijës, të cilat mund të rezultojnë të rrezikshme për të.

Lexoni dhe: Sa i rendesishem eshte zeri i nenes per femijen?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X