Sa i rendesishem eshte zeri i nenes per femijen?

0 0

Nëna është nënë, dhe dihet rëndësia e saj për fëmijën. Zëri i saj është shumë i rëndësishëm pasi në momentin që ajo flet, ai vepron në trurin e fëmijës duke transmetuar një ndjenjë kënaqësie, pavarësisht se çfarë ajo mund të jetë duke thënë. Kjo do të ndodhë pasi zëri i saj do të veproj në korteksin e dëgjimit duke “aktivizuar” zonat e trurit të caktuara për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat e kënaqësisë.
Gjithashtu është provuar se zëri i nënës e bën më të lehtë për fëmijën dallimin e fytyrës së saj.
A është në gjendje një i porsalindur të njohë zërin e nënës?
Shumë studime kanë pohuar se fëmija është në gjendje të njohë zërin e nënës qysh nga dita e parë e lindjes. Në momentin që nëna flet fëmija i porsalindur emocionohet dhe këtë mund ta tregojë edhe me anën e reflekseve fizike ( psh mund të thithë më fort biberonin fallco ).
Është bërë një studim nga një staf mjekësor gjerman, i cili ka monitoruar efektin që jep zëri i nënës tek 24 fëmijë nga mosha 7-12 vjec. Sigurisht që fëmijët kanë qënë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme konjuktive ( njohëse ). Nënat e tyre kanë regjistruar zërin e tyre duke lëshuar tinguj pa kuptim.
“Në këtë moshë, tashmë shumë fëmijë kanë zhvilluar një zotërim të mirë të gjuhës, dhe nëse ne do të përdornim fjalë me kuptim të plotë, do të përfshinim qarqe kompet të ndryshme të trurit”, shprehet një nga mjekët e stafit gjerman.
Ndërsa fëmija i nënshtrohej dëgjimit të regjistrimit, stafi mjekësor kontrollonte efektin që zëri i nënës jepte në trurin e fëmijës më anën e një rezonance magnetike. Mjekët në këtë mënyrë arritën të shikonin “ndezjen” që shkaktonte zëri në mënyrë graduale në pjesë të ndryshme së trurit të fëmijës.
Në momentin që u ndez regjistrimi u vu re se truri i fëmijës u bë aktiv dhe energjik në pjesë të ndryshme të rajoneve nervore si Amigdala, e cila është qendra e emocioneve.
Ndërsa emetohej një zë i panjohur, truri i fëmijës nuk jepte të njëjtën përgjigje si me zërin e nënës.
E njëjta gjë pritet të bëhet edhe me fëmijët me probleme në komunikim, kryesisht tek fëmijët autikë si dhe tek adoleshentët, për të parë nëse sindroma apo mosha mund të ndikojnë në lidhjen njohëse midis nënës dhe fëmijës.

Lexoni edhe: Kur fillon bebi te njohe zerin dhe fytyren e babait?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X