Përfitimet shkencore nëse babai i lexon fëmijës

0 0

Është një skenë kaq e bukur dhe unë nuk guxoj ta ndërpres, kështu që rri pas derës së dhomës se djalit duke parë sesi i ati i lexon historinë e preferuar, një libër nga fëmijëria e tij, duke interpretuar pjesët.

“Mbylli sytë”, thotë bashkëshorti im në gjuhën frënge, ndërkohë që djali mbyll veshët dhe të dy qeshin pafund me këtë skenë dhe kthejnë faqen.

Kjo kohë e leximit të babait me djalin ka përfitime për gjithë familjen.

Unë e di se një gjë e tillë më ndihmoi mua të shkëputesha nga detyrat si nënë dhe të pushoj pak para se të fle. Gjithashtu krijon një lidhje të fortë dashurie mes babait e fëmijës.

Rezulton se një praktikë e tillë çdo mbrëmje e bën tim shoq një baba më të mirë.

Sipas një studimi, baballarët që u lexojnë fëmijëve që në moshën parashkollore nxisin tek ata një dashuri për librat e leximin dhe gjithashtu sjellje më të mirë.

Një fëmijë më i sjellshëm dhe një prind më i angazhuar.

Sipas studiuesve, veprimi i thjeshtë i të lexuarit, i bënte prindërit më pak kritikues dhe më të aftë të gjenin teknika më të përshtatshme edukuese për fëmijët e tyre.

Megjithatë, mua nuk më duhen rezultate shkencore për të parë përfitimet e leximit që bashkëshorti bën me djalin.

Por, do të impresionohesha nëse im shoq do t’i mësonte djalit diferencën mes syve dhe veshëve në frëngjisht :p.

Lexo edhe: Si duhet te jene librat qe u lexojme bebeve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X