Si duhet të jenë librat që u lexojmë bebeve?

0 1

 

Bashkëshorti im dhe unë filluam t’i lexonim djalit sapo e sollëm në shtëpi nga spitali. Por ndonjëherë ishte e vështirë të zgjidhje librat e duhur që përshtateshin për moshën e tij dhe e ndihmonin për zhvillim.

Pavarësisht nga preferencat e mia për librat që i lexoja, ishte e qartë se djalit i pëlqenin më shumë librat e thjeshtë. Kjo mbështetet edhe nga një studim i ri i botuar në revistën Child Development, që thotë se librat më të mira për foshnjat janë ata me emra konkretë njerëzish dhe me figura në faqe.

“Kur prindërit etiketojnë njerëz ose personazhe me emra, foshnjat mësojnë më lehtë”, thotë Lisa Scott, bashkautore e studimit. “Librat me emra të nivelit individual mund të bëjnë që prindërit të flasin me foshnjat, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për vitin e parë të jetës”.

Ekipi i Scott solli një grup fëmijësh në laborator kur ata ishin 6 muajsh dhe 3 muaj më vonë përsëri. Studiuesit përdorën teknologjinë për ndjekjen e syve dhe elektroencefalogramin për të matur vëmendjen e foshnjave në të dy fazat.

Në mes vizitave në laborator, foshnjave iu lexua në shtëpi. Prindërve iu kërkua t’i lexonin fëmijëve dhjetë minuta çdo ditë për dy javët e para, më pak dy javët e dyta e kështu duke e ulur kohën e leximit deri në 9 muajsh.

Dy grupe prindërish morën të njëjtin libër, me të vetmin ndryshim se tek njëri personazhet kishin emra konkretë, ndëra tek tjetri përfshiheshin në kategori, për shembull: princeshat dhe jo Fiona. Ndërsa një grupi tjetër nuk iu lexua fare.

Kur fëmijët u kthyen në laborator, studiuesit gjetën se foshnjat, prindërit e të cilëve lexonin librat me emra individualë, shpenzonin më shumë kohë duke u fokusuar në imazhe dhe aktiviteti i tyre i trurit i regjistruar përmes EEG tregoi se ata ishin duke diferencuar midis karaktereve individuale.

“Ka shumë rekomandime në lidhje me leximin e librave për foshnjat, por puna jonë siguron një bazë shkencore për këto rekomandime dhe sugjeron se lloji i librit është gjithashtu i rëndësishëm”, thotë Scott, duke shtuar se është një fitore e rëndësishme për prindërit”.

Lexo edhe: Lexojuni perralla femijeve tuaj, do t’i duan me shume sesa videolojrat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X