Perdorimi i ibuprofenit tek femijet, mosha e duhur dhe doza e duhur

0 0

Ibuprofeni është përbërësi aktiv i shumë medikamenteve që mund të përdoren tek fëmijët si qetësues dhimbjesh apo në rast temperature. Atë mund ta gjejmë tek medikamentet: Brufen, Algofren, Nurofen etj.

Por si duhet ta përdorim në mënyrën e duhur nje medikament të tillë?

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është se shurupet me përmbajtje ibuprofeni nuk duhet të përdoren tek fëmijët me moshë nën 3-muajsh apo nëse fëmija ka një peshë nën 5.6 kg. Ai nuk duhet të përdoret tek fëmijët alergjikë, që kanë shfaqur më parë shenja riniti (hunda që rrjedh vazhdimisht), fryrje të fytyrës, buzëve dhe fytit, vuan nga astma, gjendje e cila është shkaktuar nga medikamente të ngjashme.

Cila është doza që duhet t’i japim fëmijës?

 

Pesha e fëmijës Mosha Doza në ml  

 

 

 

 

 

Duhet të merret

maksimumi 3

herë në 24 orë

5.6-7 kg 3-6 muajsh 2.5 ml
7-10 kg 6-12 muajsh 2.5 ml
10-15 kg 1-3 vjeç 5 ml
15-20 kg 4-6 vjeç 7.5 ml
20-28 kg 7-9 vjeç 10 ml
28-43 kg 10-12 vjeç 15 ml

 

Si duhet të veprojmë në rast se temperatura nuk zbret?

Nëse simptomat nuk përmirësohen apo përkeqësohen duhet të shkoni tek mjeku, dhe konkretisht nëse:

  • Simptomat nuk përmirësohen apo përkeqësohen në harkun kohor të 24 orëve tek fëmijët me moshë 3-5 muajsh;
  • Simptomat nuk përmirësohen apo përkeqësohen tek fëmijët me moshë nga 6 muajsh-12 vjeç në harkun kohor të 3 ditëve.

Lexoni edhe: Si te kuptoj nese femija ka ethe?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X