Alergjia tek femijet, simptomat dhe kura

0 0

Çfarë është riniti alergjik tek fëmija?

Kjo formë e alergjisë mund të shfaqet tek fëmija në formën e një ftohje të lehtë e cila mund të ndodhë në mënyrë periodike, ose në rastet më të rënda edhe në mënyrë kronike.

Cilat janë simptomat e rinitit alergjik tek fëmijët?

Manifestimi i këtij shqetësimi mund të jetë i njëjtë me atë të ftohjes, por shpesh mund të jetë me simptoma më intensive si edhe me mukozë nazale të fryrë. Duke qënë se hunda e fëmijës mund të jetë me sekrecione të lëngshme, ajri do të ketë të vështirë të kalojë dhe për pasojë fëmija mund të ndiejë vështirësi në frymëmarrje. Një nga simptomat tipike të rinitit alergjik është kruajtja e hundës, nëse fëmija e prek shpesh atë dhe teshtin, mund të jetë alergjik. Duke qënë se mukoza e hundës fryhet, mund të ketë sekrecione nazale të vazhdueshme. Gjatë natës fëmija gërhet dhe fle me gojë hapur pasi hunda bllokohet nga sekrecionet.

Si mund ta kuptojmë nëse bëhet fjalë për rinit alergjik?

Ju duhet të kujtoni nëse fëmija ka pasur në të kaluarën e tij ndonjë episode të dermatitit atopik, ose histori alergjie në familje. Ekzistenca e alergjisë mund të vërtetohet edhe me anën e një testi të posaçëm.

Cfarë duhet të bëjmë nëse fëmija vuan nga riniti alergjik?

Nëse fëmija është alergjik, dhoma ku ai fle dhe e gjithë shtëpia në përgjithësi duhet të jetë shumë e pastër, në mënyrë që të largohet gjithçka që mund të konsiderohet si faktor alergjik. Dhoma e gjumit nuk duhet të jetë me moket si edhe çarçafët duhet të ndërrohen të paktën dy herë në javë.

Si duhet trajtuar riniti alergjik?

Kjo varet nga simptomat që fëmija paraqet. Mjeku mund të përshkruajë një sprei nazal me bazë kortizoni, ose në rastet më të rënda mund të përshkruajë një terapi me medikamente antihistaminike të cilat merren me rrugë orale.

Artikuj te ngjashem: 7 llojet me te shpeshta te alergjise ushqimore tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X