Perdorimi i aerosolit tek femija

0 0

Problemet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët mund të jenë të shpeshta dhe zakonisht nënat janë në dilemë nëse përdorimi i aerosolit është i shëndetshëm, sidomos nëse bebi është fare i vogël.
Në momentin që fëmija preket nga virusi i gripit, rrugët e frymëmarrjes do të bllokohen duke bërë që edhe frymëmarrja e tij të ketë një aromë të pakëndëshme, për shkak se sekrecionet nazale (të hundës) mbushen me bakterie të cilat shumohen në mukus. Kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me temperaturë.
Por si të zhbllokojmë hundët e të porsalindurit, fëmijës?
Atëherë le të veprojë aerosoli!
Ky aparat është një zgjidhje shumë e mirë për shkak se avulli ndihmon në shkrirjen e mukusit duke liruar kështu rrugët e hundës. Në këtë rast duhet të keni kujdes për të mos përdorur solucione me përmbajtje kortizoni etj, kjo pasi efektet anësore mund të jenë të mëdha. Gjithmonë duhet ta përdorni aerosolin vetëm me solucion të thjeshtë fiziologjik, i cili mund të përdoret tek bebet e porsalindura por edhe tek fëmijët me moshë më të madhe se 3 vjeç.
Përse aerosoli është kaq efektiv?
Në përgjithësi aerosoli këshillohet të përdoret kur fëmija ka bllokim të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të sekrecioneve të hundës, gjendje e cila shpesh shoqërohet edhe me kollë të thatë apo me sekrecione, teshtima të shpeshta dhe madje edhe me temperaturë. Për të larguar këto shqetësime aerosoli është efektiv për dy arsye:
• Pastron hundën nga mikrobet;
• Lehtëson daljen e sekrecioneve nga hunda.
Ai vepron vetëm në një zonë të caktuar, pra në atë të hundës, fytit, laringut, trakesë, bronkeve dhe mushkërive, duke pasur një efekt të menjëhershëm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X