Për çfarë kanë nevojë më shumë nënat e reja? Për nënën e tyre

Grupet e nënave në internet në Facebook mund të ofrojnë një sens bashkësie dhe rehatie. Dhe Google është gjithmonë atje për ne, por është edhe dikush tjetër: Nëna jonë.




0 0

Të bëhesh nënë në epokën e internetit ka vështirësitë e saj. Pavarësisht se në cilën orë të ditës ose natës, ne e dimë se mund të gjejmë përgjigje për pyetjet tona në internet. Grupet e nënave në internet në Facebook mund të ofrojnë një sens bashkësie dhe rehatie. Dhe Google është gjithmonë atje për ne, por është edhe dikush tjetër: Nëna jonë.

Hulumtimi i ri sugjeron që edhe me të gjitha burimet e teknologjisë së lartë të disponueshme, shumica e grave shtatzëna ende kërkojnë këshilla dhe mbështetje emocionale nga nëna e tyre, dhe e renditin udhëheqjen e saj si më të kuptueshme se rekomandimet e tjera.

Gratë që nuk kanë nënën në jetën e tyre shpesh kanë dikë që t’i mbështesë në mënyrë të ngjashme. Ky studim i veçantë shqyrtoi lidhjen e vajzë-nënë, por hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se motrat dhe hallat/tezet janë gjithashtu njerëz mbështetës të fuqishëm për gratë shtatzëna.

“Askush nuk mund të zëvendësojë nënën tuaj, por ju duhet të punoni me atë që mundeni në familjen e gjerë, si motrat, hallat, tezet, shoqet e ngushta”, – thonë studiuesit.

Hulumtimi i Cowan shqyrtoi të ashtuquajturat “nëna pa nënë” dhe njerëzit mbështetës, udhëzimet e të cilëve ata vlerësojnë dhe ky studim i ri nga Cincinnati ekzaminoi sesi lidhen nënat e reja me nënat e tyre.

Kur burimet alternative të informacionit për gratë shtatzanë dhe mjekët sugjerojnë që nënat e reja të injorojnë nënat e tyre, kjo gjë mund të jetë e dëmshme dhe të rrisë nivelin e stresit për gruan shtatzënë. Ndërsa disa gjyshër mund të ofrojnë këshilla që nuk respektojnë rekomandimet e tanishme shkencore, ato janë gjithashtu një burim i paçmueshëm i mbështetjes për disa gra shtatzëna.

Është në rregull të marrësh këshilla nga mamaja, të mbështetesh dhe të marrësh mendime.

Ndërsa psikologia e zhvillimit, Dr. Julaine Brent “Ne jemi të lira të zgjedhim sjelljet që do të mbështesin mirëqenien emocionale të fëmijës sonë, sesa të përsërisin modelet e vjetra.”

Për disa gra shtatzanë, këshillat e nënës së tyre janë të mirëseardhura dhe të nevojshme. Për të tjera, nëna e tyre mund të mos jetë emocionalisht ose fizikisht në gjendje t’i mbështesë ato gjatë kësaj kohe. Nëse e keni humbur nënën tuaj përmes largimit ose vdekjes, sërish nuk keni pse ta bëni këtë rrugëtim vetëm. Hallat, vjehrrat, motrat, gjyshet dhe miqtë janë personat që disa gra shtatzanë drejtohen.

Çfarëdolloj mbështetje që të ketë zgjedhur një nënë e re, ajo duhet të respektohet. Nënat dhe tezet tona mund të mos jenë eksperte për rekomandimet e fundit mjekësore dhe për rritjen e fëmijëve, por ato janë gjithmonë aty për ne sa herë të kemi nevojë dhe kjo ka rëndësi edhe më shumë.

Lexo edhe: Bora Zemani: Edhe pse sot jam nënë vetë, prapë kam nevojë për mamin tim/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X