Të kujdesesh për higjienën e fëmijës nuk është diçka e thjeshtë, duke qënë se kërkon një kujdes të veçantë. Edhe pastrimi i veshëve është pjesë e higjienës së bebes, për të cilën shpesh prindërit përdorin shkopat e pambukut.
Por çfarë thonë studimet në lidhje me to?
Sipas “Nationwide Children’s hospital” çdo ditë përfundojnë në urgjencë rreth 30 fëmijë për shkakt të përdorimit të tyre. Shpesh problem konsiston në ngecjen e pambukut brenda veshit. Këto kunja gjithashtu bëhen shkaktarë edhe të lezioneve në indet e zonës së brendshme të veshit por edhe të daulleve të dëmtuara. Përdorimi i tyre mund të shkaktojë infeksione si edhe humbje të dëgjimit. Edhe pse këto kunja u prodhuan me qëllimin e pastrimit të veshit, me kalimin e kohës filluan të përdoreshin vetëm për pastrimin e tualetit apo mbetjeve të manikyrit.
Si të pastrojmë veshët e fëmijës?
Ato duhet të pastrohen vetëm me një copë të butë pambuku të zhytur në ujë të ngrohtë jashtë dhe rreth veshit, ndërsa dylli brenda nuk duhet të preket. Kjo nuk quhet mungesë higjiene por diçka normale dhe mbron organin duke qënë se luan rolin e një bariere anti-bakteriale. Duke përdorur kunjën e veshit ju e shtyni dyllin edhe më thellë dhe kështu për ta nxjerrë duhet ndihma e specialistit.
Lexoni edhe: Si ti bejme banje femijes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu