Paralajmërimi: Kujdes kur i përzieni këto suplemente dhe vitamina

Edhe suplementet më të zakonshme dhe në pamje të parë aspak të rrezikshme, mund të kenë ndërveprime befasuese kur kombinohen me ilaçe ose suplemente të tjera.




0 1

Gjërat që janë natyrale nuk janë domosdoshmërisht të sigurta. Pjesa më e madhe e përdoruesve të suplementeve të ndryshme i konsumojnë ato për shkak se shikojnë të tjerët që konsumojnë dhe kanë rezultate pozitive për shëndetin.

Por konsumatorët nuk duhet të habiten që ekziston mundësia e ndërveprimeve dhe toksicitetit kur bëhet fjalë për suplementet.

Më poshtë ju tregojmë disa nga suplementet që mund të kenë ndërveprime potencialisht të rrezikshme me ilaçe të tjera dhe suplemente të tjera bimore.

Vaj peshku

Ndërveprimet me ilaçe: Marrja e vajit të peshkut me ilaçe për uljen e presionit të gjakut mund të rrisë efektet e këtyre ilaçeve dhe mund të ulë shumë presionin e gjakut. Ju gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm kur merrni vaj peshku me ilaçe të tjera që mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, të tilla si aspirina, ibuprofeni, ose naproxeni.

Ndërveprimet me suplementet: Marrja e dozave të larta të vajit të peshkut me barëra që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje.

Kalcium

Ndërveprimet me ilaçe: Kalciumi mund të ndërhyjë tek shumë ilaçe, duke përfshirë ilaçet e osteoporozës me recetë të njohura si bisfosfonate (siç është alendronate), ilaçe të caktuara për presionin e gjakut, etj.

Melatonina

Ndërveprimet me ilaçet: Meqenëse melatonina mund t’ju përgjumë, marrja e këtij suplementi së bashku me ilaçet qetësuese (si benzodiazepinat dhe disa antidepresivë) mund të shkaktojë shumë përgjumje. Melatonina gjithashtu mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut, kështu që marrja e tij me ilaçe antikoaguluese si heparina ose warfarin (Coumadin) mund të rrisë shanset për fryrje dhe gjakderdhje. Shmangni përdorimin e melatoninës nëse jeni duke marrë ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut, pasi mund të rrisni presionin e gjakut.

Ndërveprimet me suplementet: Marrja e melatoninës me suplemente e tjera që kanë veti qetësuese mund të rrisin shumë efektet e mira të tyre si dhe efektet anësore të melatoninës.

Vitamina D

Ndërveprimet me ilaçe: Vitamina D mund të ulë efektivitetin e ilaçeve që ulin kolesterolin atorvastatin (Lipitor), dhe gjithashtu mund të ndërhyjë në disa ilaçe të tensionit të lartë. Marrja e dozave të larta të vitaminës D së bashku me një ilaç diuretik mund të sjellë shumë kalcium në trup, i cili mund të shkaktojë probleme me veshkat.

Zinku

Ndërveprimet me ilaçet: Nëse jeni duke marrë një antibiotik që përmban kinolon ose tetraciklin, suplementet e zinkut mund ta bëjnë më të vështirë për trupin tuaj që të absorbojë të dyja, edhe ilaçet edhe zikun. Për t’u siguruar se po merrni sasinë e duhur të antibiotikut tuaj, merreni atë dy orë para ose katër deri gjashtë orë pasi të merrni një supplement të zinkut. E njëjta gjë vlen edhe për ilaçet penicilamine, të cilat shpesh përdoren për artritin reumatoid. Sigurohuni që të merrni zink dy orë para këtyre llojeve të ilaçeve për të parandaluar absorbimin e dobët të penicilaminës.

Lexo edhe: Shume femije marrin suplemente te panevojshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X