Suplementet ushqimore, pse po rritet kaq shumë përdorimi i tyre?

Suplementet ushqimore po përdoren gjithnjë e më shumë nga njerëzit. Së fundmi është bërë një studim në Itali, i cili tregon se 32 milionë qytetarë në vendin fqinj përdorin në një masë të madhe suplementet.




0 0

Kjo ndodh jo vetëm në Itali por edhe në Francë, Gjermani dhe Angli (në Shqipëri nuk ka studime të tilla).

Nga 10 persona që këshillohen të përdorin suplemente ushqimore, 8 ndjekin sugjerimin e mjekëve ose farmacistëve. Suplementet janë një përbërës i qëndrueshëm i strategjive individuale për të siguruar një shëndet të mirë. Dhe vlera e tyre sociale bën që tregu i suplementeve të lulëzojë.

Të dhënat e Censis

Kjo u zbulua nga Censis, i cili njoftoi rezultatet e një studimi (“Vlera sociale e suplementeve të ushqimit”). Janë saktësisht 32 milion italianë që konsumojnë suplemente ushqimore. Më shumë se 18 milion e bëjnë këtë çdo ditë (çdo ditë ose disa herë në javë) dhe më shumë se 4 milion disa herë në muaj. Gratë i përdorin ato më shumë (60.5%).

Suplementet përdoren më shumë duke marrë këshilla nga mjekët ose nga farmacistët.

Pra përdorimi i suplementeve ushqimore nuk është rezultat i impulseve të konsumatorit, por një trend i përhapur i frymëzuar nga qëllimi për mbrojtjen e shëndetit, në të cilin mjeku dhe farmacisti shpesh njihen si referenca në zgjedhjen dhe përdorimin e këtij produkti farmaceutik.

Kush i konsumon këto suplemente

74% e të anketuarve që përdorin suplementet vlerësojnë pozitivisht pasojat për trupin e tyre. Vetëm 1.7% ankohen për rezultate jo pozitive. Ata që kanë marrë suplemente ushqimore kanë regjistruar efekte pozitive në përputhje me objektivat e pritura. E rëndësishme është funksioni i kryer nga suplementet për parandalimin e sëmundjeve. 58.1% e atyre që marrin suplemente janë me shëndet të shkëlqyeshëm ose të mirë. Suplementet dietike bëhen kështu një përbërës i qëndrueshëm i strategjive individuale.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X