Otiti tek femijet

0 0

Nese fëmija fillon papritur të qajë dhe të vendosë dorën mbi vesh duke tërhequr vazhdimisht llapën do të thotë se vuan nga dhimbja e veshit (otiti). Otiti akut është një sëmundje shumë e shpeshtë dhe pa pasoja serioze.
Sigurisht dhimbja e otitit është ndoshta më e forta e provuar ndonjëherë për një fëmijë me shëndet të mirë dhe ndonjëherë ai mund të çojë në komplikacione të tilla si: vrimë të daulles së veshit (e cila shërohet spontanisht pas disa ditësh) dhe madje edhe mastoidit, një infeksion që ndonjëherë mund të zgjidhet vetëm pas një operacioni të vogël kirurgjikal.
Dhimbja e veshit, shenja e parë e otitit
Zakonisht fëmija që vuan nga otiti ankohet për dhimbje veshi, dhe nëse është shumë i vogël do të qajë në mënyrë të dëshpëruar duke vënë një dorën mbi vesh, sidomos natën. Kjo gjendje mund të shfaqet më tepër pas një gripi të kaluar nga fëmija. otiti mund të shfaqet edhe pas një dhimbje fyti. Ai mund të ketë origjinë virale ose bakteriale.
Përse otiti shfaqet më shumë tek fëmijët?
Është cështje anatomie. Fëmijët më të vegjël kanë tubin e Eustakut (tub që lidh pjesën e prapme të hundës me veshin) të ngushtë, më të shkurtër dhe me kënd me horizontal se sa të rriturit. Prandaj, është më e lehtë që viruset ose bakteret e pranishme në fyt ose në pjesën e prapme të hundës, për shkak të një gripi ose viroze, të ngjiten duke arritur në “veshin e mesëm”. Pasi arrijnë në veshin e mesëm, bakteret shtohen duke shkaktuar prodhimin e qelbit, i cili mbush hapësirën dhe shtyn mbi daullen e veshit, duke shkaktuar dhimbje të rënda dhe nëse otiti është veçanërisht i fortë ose jo i trajtuar menjëherë, mund të krijojë një perforacion të vogël në daulle.
Fëmija i cili deri në atë kohë kishte vetëm hundë të bllokuara e me sekrecione dhe zakonisht pa temperaturë, fillon të bërtasë me zë të lartë dhe një vizitë te mjeku apo në dhomën e urgjencës është e pashmangshme dhe e nevojshme.
Si bëhet diagnostikimi?
Vetëm pediatri ose specialisti ORL mund të diagnostikojnë me siguri infeksionin e veshit, sepse nëpërmjet otoskopit ose mikroskopit shohin daullen e veshit. Nëse shihet e kuqe dhe e inflamuar, apo edhe e shpuar, zakonisht parashikohet një kurë me antibiotikë për rreth 7-10 ditë, duke bërë të mundur asgjësimin e bakterieve dhe shërimin e otitit.
Cfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ka otit?
Nëse fëmija është më i vogël se 1 vjeç mjeku mund të përshkruajë antibiotik, ku si zgjidhje e parë mund të jetë Amoksicilina. Megjithatë disa specialistë, duke qenë se pasi 20 % e infeksioneve të veshit janë të shkaktuara nga viruset dhe jo nga bakteret (dhe kundër viruseve antibiotikët janë të padobishme ), preferojnë të presin për 48 orë, duke u kujdesur për foshnjën vetëm me qetësues të dhimbjes dhe vetëm nëse infeksioni nuk zhduket, atëherë përshkruajnë antibiotikë, efekti i të cilit është shumë i rëndësishëm. Zakonisht bebet e porsalindura jane mjaft te “joshura” ndaj otitit. Meqenese nje bebe e vogel nuk mund te shprehet ju duhet t’ja shtypni lehte pjesen e jashtme te veshit per te kuptuar nese vuan nga otiti apo jo.
Disa zgjidhje natyrale
Përvec medikamneteve të përshkruara nga mjeku ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj në këtë mënyrë:

– Bëni lavazhe frekuente nazale me solucion fiziologjik;
– I jepni të përtypë çamçakëz pa sheqer;
– E vendosni fëmijën të flerë në një jastëk të lartë në mënyrë që koka e tij të qëndrojë pak e ngritur dhe për pasojë të ushtrohet më pak presion në veshin e mesëm.
Disa sygjerime kundër otitit
Ja disa mënyra si ta parandaloni otitin:

– Ushqeni me gji të paktën deri në muajin e 6-të të jetës, në mënyrë ekskluzive;
– E mbani larg fëmijën nga tymi i duhanit, pasi substancat toksike mund të acarojnë mukozat e hundës të “sulmuara” nga virusi i gripit dhe për pasojë të krijohet problem edhe në vesh;
– E bëni fëmijën tuaj të lajë duart sa më shpesh, sidomos pas përdorimit të tualetit.

A kane vuajtur bebet tuaja nga dhimbja e veshit? Nese po çfare keni perdorur per te qetesuar femijen ?

Lexoni edhe: 5 shenja te infeksionit ne vesh te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X