Oraret e gjumit të foshnjës 7 muajshe: për foshnjat që ushqehen me gji dhe formulë

0 0

Ky artikull përshkruan oraret mesatare të gjumit të foshnjës 7-muajshe, duke përfshirë ushqyerjen me qumësht për foshnjat që ushqehen me gji dhe me formulë, ushqimet e ngurta, dremitjet dhe gjumin e natës.

Gjumi i foshnjës 7 muajshe

Në këtë moshë, disa fëmijë 7 muajsh mund të flenë gjatë gjithë natës, pa u ushqyer dhe të bëjnë dy deri në tri dremitje. Disa foshnja nuk bëjnë kurrë 3 dremitje, por shumë prej tyre do të kenë 3 dremitje deri rreth moshës 9 muajshe. Dremitja e tretë është pothuajse gjithmonë një dremitje e shkurtër prej 30-45 minutash. Fëmija juaj 7 muajsh duhet të flejë gjithsej 2-3 orë në ditë plus 11-12 orë gjumë gjatë natës.

Për sa dremitje ka nevojë një fëmijë 7 muajsh?

Shumica e foshnjave 7 muajshe bëjnë 2-3 dremitje çdo ditë që gjithsej janë 2 deri në 3 orë. Fëmiëjt e kësaj moshe qëndrojnë zgjuar dhe kanë dritare zgjimi nga 2 deri në 3 orë rresht, mesatarisht. Disa po e lënë dremitjen e tretë dhe në një orar me 2 dremitje, ndonjëherë qëndrojnë zgjuar 3 deri në 4 orë para gjumit.

Të gjithë foshnjat janë të ndryshëm, por këtu janë disa modele të përafërta që mund t’i përdorni me fëmijën tuaj. Më poshtë janë sasitë e rekomanduara për ushqyerjen e fëmijës.

Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.

Sasia e ushqimit në 7 muaj është shumë e ngjashme me atë të muajit të 6-të, por mund të futni të verdhën e vezës (jo të bardhën) nëse dëshironi dhe pak bulmet.

Sasia ditore:

  • Të paktën 5 seanca gjidhënie në ditë ose formulë ose kombinim 770-950 ml.
  • Edhe pse disa thonë se 110-170 ml ujë është në rregull, ka konsulentë që nuk e këshillojnë në këtë moshë
  • 1-2 racione drithëra për fëmijë (1 racion = 1-2 lugë gjelle të thata)
  • 1-2 racione fruta (1 racion = 1-2 lugë gjelle)
  • 1-2 racione perime (1 racion = 1-2 lugë gjelle)
  • 1 racion yndyrë (1 racion = 1/3-1/2 filxhan kosi ose 1/4 filxhan gjize)
  • Ju gjithashtu mund të ofroni të verdhë veze të gatuar (por ndoshta jo të bardha veze deri në moshën 1 vjeç për shkak të alergeneve – megjithatë, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj).

Programi 1 i gjumit:

7:00 – Zgjimi dhe qumështi i gjirit ose formula

8:15 – Mëngjesi

9:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)

10:00 – Qumësht gjiri ose formulë

12:30 – Qumësht gjiri ose formulë

1:00 – Gjumi i hershëm i pasdites (të paktën 1 orë)

3:00 – Qumështi i gjirit ose formula

4:00 – Dremitje e shkurtër jo e detyrueshme (30-45 minuta)

4:30 ose 5:00 – Darka

6:15 – Filloni rutinën para gjumit

7:00 – Qumështi i gjirit ose formula dhe vënia në gjumë

+ Mundësisht 1-2 ushqyerje gjatë natës

Programi 2 i gjumit

7:00 – Zgjimi

7:15 – Mëngjesi plus qumështi i gjirit ose ushqyerja me formulë

9:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)

10:00 – Qumësht gjiri ose formulë

12:30 – Qumësht gjiri ose formulë

1:00 – Gjumi i pasdites (të paktën 1 orë)

3:00 – Qumështi i gjirit ose formule

4:00 – Dremitje e shkurtër jo e detyrueshme (30-45 minuta)

5:30 – Darka plus qumështi i gjirit/Ushqyerja me formulë

6:15 – Filloni rutinën para gjumit

7:00 – Qumështi i gjirit ose formulë

+ Mundësisht 1-2 ushqyerje gjatë natës

Lexo edhe: Oraret e gjumit dhe ushqyerjes së bebit 8 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X