Njerëzit që anashkalojnë mëngjesin dhe hanë darkë vonë kanë këto pasoja në shëndet

0 0

Nëse anashkaloni mëngjesin dhe hani darkë shumë vonë mund t’i bëni shumë dëm shëndetit tuaj, thotë një studim i fundit.

Shkencëtarët  kanë zbuluar se njerëzit që shpesh e anashkalonin vaktin e tyre të mëngjesit dhe që rregullisht hëngrën darkë më pak se dy orë para se të shkonin në shtrat kishin shumë më pak gjasa t’u mbijetonin sulmeve në zemër.

Ekspertët besojnë se konsumi i ushqimit në fillim të ditës i jep trupit një shans më të mirë për të djegur kaloritë dhe si rezultat do të keni një ekuilibër më të shëndetshëm të hormoneve.

Teoria – e cila mbështetet në fjalën e urtë, “ha mëngjes si mbreti, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër” – gjithashtu pohon se njerëzit që hanë mirë në mëngjes kanë më pak gjasa të hanë shumë gjatë gjithë ditës.

Studiuesit nga São Paolo State University në Brazil studiuan 113 njerëz që pësuan sulme në zemër.

Ekipi zbuloi se 57% e pjesëmarrësve anashkaluan mëngjesin të paktën tre herë në javë, 51% e tyre hëngrën darkë vonë tri herë në javë dhe 41%  nuk e hanin fare mëngjesin.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se ata që rregullisht e anashkaluan vaktin mëngjesit dhe hëngrën dy orë para gjumit, kishin katër deri pesë herë më shumë gjasa të vdisnin brenda një muaji nga momenti kur kishin pësuar sulmet në zemër, ose pësuan një sulm të përsëritur.

Akademikët thanë se ndryshimi i mënyrës se si njerëzit hanë vaktet e tyre do të ishte një mënyrë e lehtë për të përmirësuar shëndetin e tyre.

Lexo edhe: 4 gjerat me te mira per rutinen tuaj te mengjesit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X