4 Gjërat më të mira për rutinën tuaj të mëngjesit

0 0

Nga aktori i madh i filmave aksion Dwayne “Rock” Johnson tek manjati i biznesit Richard Branson, edhe shumë burra të tjerë të suksesshëm pohojnë se sekreti i tyre është të zgjuarit herët në mëngjes.

Por hulumtimet tregojnë se nuk është aq e thjeshtë për t’u ngritur sapo të bjerë zilja e alarmit apo për të qenë aq aktivë që në mëngjes. Kjo pasi së pari ju duhet një rutinë e vazhdueshme në mëngjes që të nxirrni maksimumin tuaj nga orët e agimit.

Më poshtë ju tregojmë 4 mënyra të mbështetura nga shkencëtarët për të maksimizuar produktivitetin tuaj në orët e mëngjesit.

Zgjohu në të njëjtën orë çdo ditë

Ngritja në të njëjtën orë çdo ditë mund të ketë rëndësi po aq sa të ngrihesh herët. Një studim që vëzhgoi 61 studentë të Harvardit për një muaj, zbuloi se individët me orar zgjimi më të qëndrueshëm performuan më mirë se ata që zgjodhën të zgjoheshin në orare të ndryshme, pavarësisht se i plotësonin orët e gjumit. Kur autorët Benjamin Spall dhe Michael Xander intervistuan 300 njerëz të suksesshëm në lidhje me rutinën e tyre në mëngjes, ata zbuluan se koha mesatare e zgjimit ishte shumë specifike, çdo ditë në orën 6:27.

Gjeni kohë për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë

Në hulumtimin e tyre Spall dhe Xander gjithashtu zbuluan se njerëzit më të suksesshëm u ngritën herët në mëngjes duke gjetur kohë edhe për gjërat që i bënin të ndiheshin mirë. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për prindërit që nuk mund të gjejnë kohë për fëmijët. Ekzistojnë dëshmi se stërvitjet janë mënyra më e mirë për t’u përgatitur për ditën. Gjithashtu seksi i mëngjesit mund të rritë disponimin, presionin e ulët të gjakut dhe të përmirësojë përqendrimin, për të mos përmendur se ju ndihmon për një martesë më të mirë. Pra, ndoshta mund ta filloni kështu ditën.

Hiqni alarmin

Ndonëse mund të duket e vështirë pë t’u bërë një njeri mëngjesor, por të bëheni të pavarur nga alarmi është gjëja më e mirë që duhet të bëni për veten tuaj. Ora e alarmit i zgjon njerëzit por shkakton atë që ekspertët e quajnë “inercia e gjumit”, e cila është një periudhë e dëmtimit njohës dhe motorik pas zgjimit që konsiderohet si një emergjencë. Nëse shtypni butonin që e shtyn alarmin edhe 10 minuta i bëni edhe më keq gjërat. Kjo pasi duke marrë ato minuta shtesë ne e përgatisim trupin për një tjetër cikël gjumi, i cili më pas ndërpritet shumë shpejt dhe na bën të ndihemi të lodhur për pjesën e mbetur të ditës. Mund t’ju duket sfiduese por nëse llogarisni të kaloni rreth tetë orë nga koha e dëshiruar e zgjimit mund ta shmangni shumë mirë këtë “inerci të gjumit”

Përgatituni që gjithçka mund të shkojë edhe keq.

Sa më shumë që njerëzit në mëngjes mund të duken si monstra të përpiktë që ngrihen me forcë përpara se të dalë dielli, ata në të vërtetë mund të përshtaten me çdo gjë. Njerëzit që zgjohen herët janë më të mirë në parashikimin e problemeve dhe minimizimin e tyre, sipas hulumtimeve nga Universiteti i Harvardit. Do të jeni mirë për sa kohë që zgjoheni herët dhe planifikoni se mund të ndodhë edhe më e keqja.

Lexoni edhe: 8 keshilla per ta bere me te lehte zgjimin ne mengjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X