Nuk kishte ardhur ende Halloween kur pashë nga dritarja e fqinjit që po ndriçonin dritat e pemës së Krishtlindjeve. U habita, përse pronarët e asaj shtëpie e kishin zbukuruar pemën aq herët dhe nuk kishin pritur datën e duhur që është në 6 dhjetor. Por sipas një eksperti, përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Zbukurimet e Krishtlindjeve i bëjnë njerëzit të ndihen mirë (prandaj mund ta vendosni pemën që tani nëse doni).
“Në një botë plot stres dhe ankth, njerëzve u pëlqen të shoqërohen me gjërat që i bëjnë ata të lumtur dhe dekorimet e Krishtlindjeve ngjallin ato ndjenja të forta të fëmijërisë,” tha psikoanalisti Steve McKeown për Unilad. “Dekorimet janë thjesht një spirancë apo shteg për fëmijërinë e hershme, emocionet magjike, prandaj dhe zbukurimi i pemës ngjall gëzim”.
Siç thekson Unilad, teoria e McKeown është mbështetur nga një studim që shqyrtoi se si pronarët e shtëpive përdorin dekorin e jashtëm të pushimeve për të sinjalizuar ndjenjat e dashamirësisë dhe lidhjes me fqinjët. Kur fqinji juaj vendos dritat e Krishtlindjeve herët, ata në thelb thonë: “Unë jam social dhe me shpirt festiv!”
Gjithashtu mund të fillojmë që tani të dëgjojmë këngët e festave të fundvitit, por në një masë të moderuar, për të qenë të lumtur.
Lexo edhe: Kur femijes nuk i pelqen dhurata…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu