Nënat e mëdha në moshë që lindin me operacion cezarian mund të përjetojnë komplikime të rënda

0 0

Nënat më të mëdha në moshë, të cilat lindin me operacion cezarian kanë tre herë më shumë gjasa që të përjetojnë komplikime të rënda, se sa ato që lindin në mënyrë natyrale, thotë një studim i fundit.

Nënat mbi moshën 35 vjeçare, të marra në këtë studim, u zbulua se ishin në rrezik më të madh për komplikime të rënda të tilla si hemoragjia pas lindjes, nëse ato do t’i nënshtroheshin operacionit.

Edhe tek gratë e reja, shanset e problemeve pas një operacioni cezarian ishin 1.5 herë më të larta sesa te një nënë që lindte në mënyrë natyrale.

Ekspertët thanë se gjetjet ngrenë pyetje serioze mbi udhëzimet aktuale që bëhën për procedurën, veçanërisht kur është fjala për nënat më të vjetra.

Në vitet e fundit lindjet cezariane janë shtuar shumë edhe në vendin tonë, në rastet kur lindja natyrale konsiderohet si shumë e rrezikshme.

Sipas këtij studimi thuhet se nënat shtatzëna kanë të drejtë të kërkojnë sa më shumë informacione mbi procedurën e operacionit, nëse kanë frikë nga një lindje natyrale.

Ndërsa shmang disa efekte të pas lindjes si mospërmbajtja urinare, procedura mund të çojë në dhëmbëzim të mitrës, duke rritur më pas rrezikun e ndërlikimeve gjatë lindjeve të ardhshme.

Nivelet e larta të obezitetit gjithashtu mendohet se kontribuojnë për rritjen e këtyre ndërlikimeve.

Studiuesit francezë vlerësuan lindjet në 6 rajone të Francës dhe krahasuan 1,444 nënat që pësuan komplikacione të rënda pas lindjes me 3,464 nënat që kishin lindje pa probleme.

Nënat që kishin probleme para se të ngeleshin shtatzëna të cilat mund të çonin në ndërlikime, u përjashtuan nga studimi.

Megjithëse në përgjithësi nuk kishte komplikime të rënda në shëndetin e nënës, u zbulua se pas lindjes cezariane kishte më shumë gjasa që nënat të përjetonin komplikime të rënda pas operacionit.

Shumica e komplikimeve përfshinin hemorragji pas lindjes, e cila ndodh kur mitra nuk kontraktohet mjaftueshëm, duke lejuar lirimin e enëve të gjakut.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze, duhet të përdoren nga mjekët kur të vlerësojnë rreziqet e mundshme për pacientët, veçanërisht nënat më të mëdha në moshë.

Ata thonë se edhe pse lindja me operacion cezarian është zakonisht një ndërhyrje e sigurt, ajo mbetet një procedurë invazive kirurgjikale e cila mund të çojë në efekte negative për gratë.

Lexo edhe: Cfare e ben nje shtatzani te perfundoje ne operacion cezarian?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X