Ndotja e ajrit çon në dështim të veshkave, kush rrezikohet më shumë

0 0

 

Sipas një studimi të kryer për ndotjen e ajrit në SHBA, jo vetëm që shkakton sëmundje të mushkërive, por mund të shkaktojë probleme të veshkave, të tilla si dështimi renal kronik që ndodh kur veshkat dështojnë të filtrojnë gjakun.

Grimca të rrezikshme

Këtë kanë zbuluar hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, në një studim të publikuar në revistën mjekësore Plos One, që grimcat PM2.5 përfshira në smog, janë në gjendje të qëndrojnë në ajër më shumë sesa të tjera dhe rrjedhimisht ato thithen rregullisht.

Kush rrezikon më shumë

Një lidhje e mundshme mes përqendrimit të PM 2.5 dhe shkallës së sëmundjes kronike të veshkave (Mrc) doli nga testimet. Në zonat me minierat e qymyrit, të cilat kanë një rrezik më të lartë prej 13% të femrave dhe 19% të meshkujve. Autori kryesor, Jennifer Bragg-Gresham, arriti në përfundimin se ndotja e ajrit përmban substanca të dëmshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti te veshkat, ashtu si pirja e duhanit.

Shkaqe të tjera

Dështimi kronik i veshkave karakterizohet nga pamundësia e veshkave që të filtrojnë siç duhet mbeturinat metabolike nga gjaku. Diabeti dhe hipertensioni janë gjithashtu shkaqet kryesore. Ajo karakterizohet nga lodhje, urinim gjatë natës, vjellje, kruajtje, dhimbje të muskujve, spazma, ankth, konfuzion, dhe ngjyra e lëkurës e verdhë në kafe. Për të konfirmuar mosfunksionim renal, urina dhe testet e gjakut, ultratinguj dhe në disa raste, biopsia janë të nevojshme.

Ta dini!

Për trajtimin e sëmundjeve kronike të veshkave, është e nevojshme të ndiqni një dietë të përshtatshme të kombinuar me përdorimin e barnave dhe në rastet më serioze, të kryeni dializë.

Lexo edhe: Si ndikon ndotja e ajrit ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X