Nderprerja e gjirit

0 1

Ne momentin qe do te vendosni ti nderprisni dhenien e gjirit bebes tuaj nuk duhet ta beni ate menjehere. Disa femije e ndalojne spontanisht pirjen e gjirit ndersa te tjere mund te vazhdojne te pijne deri pas moshes 2-vjecare. Menyra me e mire e largmit te gjirit eshte pa mjekime.
Si ti heqim gjirin femijes?

Per kete do t’ju japim disa keshilla:
1-Eleminoni nje vakt
Nese ju duhet ti ktheheni punes dhe ushqeni beben tuaj me gji kjo do te rezultoje e lodhshme. Ju mund te teriqni qumesht me pompe dhe ta vendosni ate ne frigorifer me qellim qe personi qe kujdeset per femijen tuaj ta ushqeje gjate mungeses tuaj ne shtepi, por nese do t’ju duhet te zgjoheni heret ne mengjes ushqyerja me gji gjate nates do te jete mjaft e lodhshme per ju, prandaj ju mund te filloni te nderprisni dhenien e gjirit gjate nates.

2-Informohuni per pasojat e nderprerjes se gjirit
Disa nga ju mendojne se me nderprerjen e gjirit femija do te flere me rehat gjate nates, duke mos u zgjuar vazhdimisht per te pire. Por ju duhet te dini se femija edhe pse do ti nderprisni gjirin do te vazhdoje te zgjohet naten duke ju kekruar vazhdimisht dhe ju duhet te keni durim ta qetesoni e dicka tjeter pervec gjoksit. Gjithashtu duhet te dini se femijet qe ushqehen me qumesht artificial vuajne me shume nga kapslleku se femijet qe ushqehen me qumesht gjiri.

3-Nderpriteni dalengadale
Pavaresisht motivit qe po nderprisni gjidhenien duhet ta beni dalengadale per dy arsye:
-Bllokimin e gjendrave te qumeshtit. Nese e nderprisni menjehere ato do te bllokohen duke rrezikuar keshtu krijimin e mastitit ne gjoks, prandaj eshte me mire ta nderprisni gradualisht. Nese nga nje vakt ne tjetrin shikoni se gjoksi tejmbushet shtrydheni me dore dhe mos i jepni te pije bebes.
-Evitimin e vuajtjes te bebes. Nese e nderprisni menjehere gjidenien bebi juaj do te vuaje me shume ne krahasim me ate dalengadale.

4-Shmangni vaktet e panevojshme
Nderprisni ne fillim vaktet e panevojshme dhe i ofroni femijes ato me kryesoret. Nuk duhet ti jepni te pije kur e shikoni qe nuk ka uri, por thjesht do te “luaje”.
Momentet e te veshtira jane para gjumit dhe gjate nates. Nese keni mundesi t’ju ndihmoje dikush per ta vene ne gjume do te jete me e lehte per ju. Nese ju ka prane femija juaj nuk mund te rrije pa kerkuar te futet ne gjoks.

5-Mos i ofroni gjoksin nese nuk e kerkon
Shpesh per te qetesuar femijen shume nga ju i orfrojne gjoksin edhe pse femija ne ato momente mund te mos jete i inetresuar. Kjo nuk duhet bere nese keni vendosur te nderprisni gjidhenien, pasi duke mos ja ofruar gjoksin kur nuk e kerkon do te kuptoni keshtu cilat jane vaktet kur ai vertet ka nevoje te pije per uri.

6-Shikoni nese femija eshte gati
Zakonisht gjidhenia nderpritet brenda disa javesh, pasi femija mesohet me situaten e re. Por,ka femije te cilet nuk jane aspak gati te ndahen nga gjiri dhe kete e shprehin me irritime dhe te qara te medha, duke u zgjuar c’do 1 ore naten apo duke mos kontrolluar urinimin edhe pse mund t’ja keni hequr bebelinen. Ne raste te tilla mire eshte qe te mos vazhdoni me nderprerjen e gjirit, por ta provoni ne nje moment tjeter.

7-Mos perdorni truke apo genjeshtra
Metodat e vjetra konsistojne ne lyejen e gjirit me produkte te hidhura ose te tharta duke ja “neveritur” ate femijes. Disa mendime shkojne deri tek lyerja e gjirit me boje te zeze per ti thene femijes se gjoksi eshte semure dhe nuk mund te pije ne kete moment. Por, kjo eshte dicka e gabuar per psikologjine e femijes, pasi ai mund te mendoje se ishte ai qe shkaktoi semundjen. Preferohet me shume qe femijes ti thuhet se ne kete moment nuk mund te pije gjoks.

8-Mos merrni mjekime
Nese mendoni se me marrjen e ilaceve per nderprerjen e qumeshtit do ta keni me te lehte gaboheni pasi kokrrat qe do te merrni perbehen nga nje lloj substance e cila frenon sekretimin e prolaktines(hormoni qe ndikon ne prodhimin e qumeshtit)por, nuk eshte ne gjendje ta beje kete nese ju keni mbiprodhim.Efekte anesore te marrjes te ilaceve mund te jene: dhimbje koke, marrje mendsh dhe dhimbje barku.

9-Mos fashoni gjoksin
Nje nga menyrat “primitive” eshte fashimi i gjoksit, me pretendimin se nese gjoksi shterngohet fort do te pengohet prodhimi i qumeshtit. Kjo eshte totalisht e gabuar pasi keshtu jo vetem qe nuk pengohet prodhimi i qumeshtit, por rritet rreziku i krijimit te mastitit.
10-Pakesoni gjidhenien
Ju mund te preferoni te mos e nderprisni gjidhenien per gjithe diten.Mund te eleminoni vetem vaktet te cilat ju mendoni se duhen hequr(te darkes ose mengjesit te heret)per te vazhduar normalisht me te tjerat, duke bere me vone nderprerjen e tyre. Nderkohe, ju mund t’ja vononi nje vakt nga tjetri duke i thene se per momentin jeni e zene por, do t’ja orfroni ate me vone. Mos harroni se nese i thoni e vone duhet patjeter ta lejoni te pije duke i vene limit ne kohen e pirjes(mund ti thoni psh se mund te pije derisa ju ti kendoni nje kenge).

Cfare ndodh pasi e keni nderprere gjidhenien? Disa nga ju ndihen keq dhe ju mungon koha kur femija pinte gji, por per disa te tjera eshte nje kenaqesi pasi ndihen se kane me shume kohe per veten e tyre duke mos qene gjithmone ne dispozicion te femijes.

Lexoni edhe: Kur e keni nderprere gjidhenien per femijen tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X