Si duhet te perdorim kokrrat per nderprerjen e gjirit? Asnjehere pa keshillen e mjekut!

0 1

Dostinex janë kokrrat e posaçme për t’u përdorur në rastet kur gruaja ka në organizëm prodhim të lartë të prolaktinës si edhe për ndërprerjen e gjirit. Ky hormon mund të jetë në vlera të larta kur gruaja është shtatëzanë ose gjatë ushqyerjes me gji. Ato veprojnë duke bllokuar prolaktinën. Përbërësi aktiv i këtij medikamenti është “cabergolina”.

Në cilat raste mjeku rekomandon përdorimin e Dostinex?

Këto kokrra mund të përdoren për të ndërprerë gjirin pas lindjes (nëse për një arsye të caktuar nëna vendos ta bëjë këtë) së një fetusi pa jetë ose për ndërprerjen e tij në çdo moment tjetër, përfshirë këtu edhe abortin. Gjithashtu, prolaktina mund të jetë tepër e lartë edhe nëse gruaja vuan nga tiroidja, dhe është ky një tjetër moment kur mjeku mund të rekomandojë përdorimin e këtyre kokrrave.

Nëse Dostinex rekomandohet për të ndërprerë prodhimin normal të qumështit dozat që gruaja duhet të marrë janë:

  • Për të ulur prodhimin e qumështit (pra jo për ta ndërprerë totalisht) këshillohet të merret 1 mg në ditë duke filluar nga dita e parë pas lindjes.
  • Për të ndërprerë plotësisht prodhimin e qumështit doza mbetet e njëjta por ndryshon mënyra e marrjes. Në këtë rast duhet marrë gjysëm kokrre (0,25 gr) cdo 12 orë për dy ditë.

Konsumimi i këtij medikamenti duhet të bëhet gjithmonë pas ushqimit dhe gjatë kohës së marrjes duhet të jeni nën kontrollin e mjekut, duke qënë se kemi të bëjmë me një medikament që mund të shfaqë efekte anësore.

Po më pas?

Duhet të dini se gjatë trajtimit me Dostinex do të ripërsëritet edhe njëherë tek ju ovulimi dhe duke qënë kështu edhe mundësia për të ngjizur një shtatëzani. Ky medikament nuk duhet të përdoret në asnjë mënyrë nëse gruaja tashmë është shtatëzanë.

Kujdes! Nuk duhet të merrni këtë medikament pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj personal i cili do të jetë në gjendje të bëjë një vlerësim më të mirë të rastit tuaj pas një vizite të posaçme.

Lexoni edhe: Nderprisni gjidhenien pa stres




  1. Nderprerja e gjirit – DERVENI.INFO

    […] 8-Mos merrni mjekime Nese mendoni se me marrjen e ilaceve per nderprerjen e qumeshtit do ta keni me te lehte gaboheni pasi kokrrat qe do te merrni perbehen nga nje lloj substance e cila frenon sekretimin e prolaktines(hormoni qe ndikon ne prodhimin e qumeshtit)por, nuk eshte ne gjendje ta beje kete nese ju keni mbiprodhim.Efekte anesore te marrjes te ilaceve mund te jene: dhimbje koke, marrje mendsh dhe dhimbje barku. […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Mund të keni të dridhura...

Ka shumë gjëra që do të doja të m'i kishte thënë dikush para se të lindja dhe në krye të listës është se do të dridhesha sikur të isha lakuriq...

Si nënë që kam ushqyer...

Si mama e një fëmije të vogël dhe dy në msohën parashkollore, një nga titujt e mi të lartë të punës gjatë pesë viteve të fundit fare mirë mund të...

Të vjellat në shtatzani, shkaqe...

Është një nga shqetësimet më të zakonshme të shtatzanisë: ka shumë nëna të ardhshme që vuajnë nga ndjesia e tmerrshme e të përzierave që fillon nga stomaku dhe që shpesh...

Melanoma gjatë shtatzanisë, faktorët e...

Shumica prej nesh e lidhin fjalën shtatzani me imazhe dhe mendime pozitive dhe të gëzueshme. Sigurisht, prindërit e ardhshëm mund të kenë gjithashtu disa shqetësime, për shembull në lidhje me...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X