Muaji i 4 i shtatzanisë, simptomat dhe përjetimet

0 0

Simptomet e zakonshme të shtatzanisë muajin e katërt

  • Shtimi i peshës;
  • Ju kruhet lëkura rreth barkut dhe gjinjve që janë në rritje;
  • Strija;
  • Frymëmarrje me vështirësi;
  • Uri;
  • Urth dhe dispepsi;
  • Rritja e energjisë;
  • Variçe;
  • Venat e dukshme;
  • Ndryshimet në pigmentimin e lëkurës.

Muaji i 4 i shtatzanisë, ka relativisht disa simptoma bezdisëse

Skanimet e javës së 20

I njohur si skanimi i anatomisë, skanimi me ultratinguj lejon mjekun të kontrollojë se çdo gjë është në rregull me ju dhe fëmijën. Gjatë javës së 20-të ju mund të zbuloni gjininë e fëmijës nëse dashironi e më pas të filloni të mendoni për emrin. Skanimi me ultratinguj është një proces pa dhimbje.

Muaji i katërt i shtatzanisë, ndryshimet brenda dhe jashtë

Zhvillimi i foshnjës: Megjithëse fëmija juaj është ende i vogël, ai tashmë po zhvillon të gjitha llojet e karakteristikave, madje edhe vetullat dhe qerpikët. Fëmija juaj tani ka edhe shenjat e tij të gishtave. Plus, së shpejti do të ketë edhe flokë.

Ndryshimet në trupin tuaj: Në muajin e katërt të shtatzanisë, ndoshta mes javës së 18 dhe 20, ju mund ta ndjeni fëmijën tuaj të lëvizë për herë të parë. Ndjesia do të jetë sikur flutura fluturojnë në barkun tuaj. Sa moment i ëmbël.

Ju mund të vëreni se frymëmarrja juaj po bëhet pak më e mundimshme; kjo është për shkak se fëmija juaj në rritje po fillon të shtyjë lart drejt mushkërive. Ky presion do të vazhdojë derisa fëmija “të bjerë” më thellë në barkun tuaj para lindjes.

Barku në rritje ka të ngjarë të jetë pak më i dukshëm tani, dhe ju mund të vëreni se njerëzit janë kuriozë për të ditur nëse jeni shtatzënë.

Disa gra shtatzëna do të përjetojnë ndryshime në flokë, të cilët bëhen më të plotë e të trashë dhe më të errët. Gjithashtu mund t’ju dalin qime në fytyrë për shkak të ndryshimeve hormonale.

Lexo edhe: Muaji i 5 i shtatzanise, simptomat dhe perjetimet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X