Muaji i 6 i shtatzanisë, simptomat dhe përjetimet

0 0

Në muajin e 6 të shtatzanisë, ju jeni në fund të tremujorit të dytë.

Simptomat e zakonshme të shtatzanisë në muajin e gjashtë

Të gjitha këto simptoma janë të zakonshme gjatë shtatzënisë, por nuk është e thënë t’i përjetoni të gjitha ato:

  • urth;
  • ënjtje në duar, këmbë ose fytyrë;
  • ndiheni i pasigurta në këmbët tuaja
  • ju kruhet lëkura rreth barkut, gjinjve dhe kofshëve;
  • dhimbje shpine;
  • kapsllëk;
  • dispepsi (dhimbje stomaku);
  • shtim oreksi;
  • gërhitje;
  • marramendje;
  • pagjumësi;
  • variçe;
  • dhimbje këmbësh.

Zhvillimi i foshnjës: Qepallat e fëmijës suaj do të hapen këtë muaj dhe ai do të jetë në gjendje t’i përgjigjet zhurmave të forta. Fëmija do të jenë në gjendje të shijojë, përmes lëngut amniotik, shijet e ndryshme të asaj që ju jeni duke ngrënë. Kjo është arsyeja pse ju mund të vini re një fëmijë më aktiv pas ngrënies së ushqimeve me erëza. Rrahja e zemrës së fëmijës suaj është mjaft e zhurmshme dhe mund të ndihet edhe pa ndihmën e një stetoskopi. Mjafton që partneri apo një i afërm të vendosë veshin në barkun tuaj.

Muaji i 6 i shtatzanisë, cilat janë ndryshimet që ka pësuar trupi juaj?

Në muajin e gjashtë, do të keni fituar më shumë peshë. Kjo do të bëjë të vështirë qëndrimin në këmbë për një kohë të gjatë, prandaj përpiquni të pushoni dhe të qetësoni këmbët ku të mundeni gjatë ditës. Shtimi i peshës dhe rritja e barkut mund të bëjë të vështirë gjithashtu gjetjen e një pozicioni të rehatshëm për gjumë; provoni të përdorni shumë jastëk për t’ju mbështetur ndërsa pushoni. Ndërsa për të qetësuar sado pak kruajtjet e lëkurës mund të përdorni krem hidratues. Mund të përjetoni gjithashtu ënjtje të këmbëve, duarve dhe fytyrës: menjëherë thërrisni mjekun nëse ënjtja është e papritur ose e rëndë.

Krijoni kushtet e sigurisë

Tani është koha për të menduar dhe për të bërë përgatitjet e sigurisë. Siguroni një ambient të përshtatshëm për fëmijën që do të vijë së shpejti në shtëpi dhe blini ndenjësen e tij për në makinë.

Lista e shpejtë e shtatzanisë

Mendoni për planin tuaj të lindjes, edhe pse jo gjithçka mund të planifikohet, por krijoni një ide nëse do të bëni lindje natyrale apo keni premisa për prerje cezariane.

Pushoni sa më shumë që mundeni: Megjithëse ju mund të ndjeni që keni shumë për të organizuar dhe bërë, duhet gjithashtu të gjeni kohë për të pushuar dhe relaksuar.

Lexo edhe: Muaji i shtate i shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X