Motra më bën bullizëm që nga fëmijëria, ende sot ajo më shkakton ankth

0 0

Motra ime më e madhe dhe unë jemi të dyja në mes të 20-ave, por kurrë nuk kemi qenë të afërta me njëra-tjetrën. Që kur ishim shumë të vogla, ajo gjithmonë tregonte forcën e saj fizike, duke më rrahur ndërsa më vonë duke u rritur kjo dhunë u bë verbale. Ajo që në vegjëli ka qenë një sjellje normale për ne, tani që jemi të rritura është shndërruar në diçka negative.

Ne kemi vite që nuk jetojmë afër njëra-tjetrës, e megjithatë kur e shoh ndihem shumë e pasigurt. Prania e saj më jep ankth, më kujtohet si me quante të paaftë e më nënvlerësonte më parë. Kam folur me nënën time për këtë shqetësim, ajo është e vetëdijshme për marrëdhënien tonë jo të mirë, por preferon të mos ndërhyjë.

Ndërsa babai ynë aktualisht po kurohet nga kanceri dhe nuk dua ta shqetësoj me këto probleme. Sëmundja e babait e ka tendosur edhe më shumë marrëdhënien me motrën, por përpiqem të duroj për hir të prindërve tanë.

Marrëdhëniet e rivalitetit mes motrave dhe vëllezërve janë aq të vjetra sa vetë njerëzimi. Pra, ndërkohë që dilema juaj mund të ndihet shumë specifike për ju, është në të vërtetë shumë universale.

Marrëdhëniet e trazuara në familje mund të trashëgohen e të mbijetojnë edhe pas shumë vitesh. Vërtet ne kalojmë vetëm një të pestën e jetës sonë pranë njërëzve me të cilët kemi lidhje gjaku, por kjo marrëdhënie mund të përcaktojë shumë vazhdimësinë e jëtës sonë.

Ju nuk keni në dorë të ndryshoni karakterin e motrës suaj, as ta bëni atë të sillet ndryshe. Aq më teper që një marrëdhënie e tillë, që tek ju shkakton ankth ka vazhduar prej një kohe shumë të gjatë. E vetmja gjë që keni në dorë, është të hiqni dorë, të tërhiqeni dhe të krijoni qëndrueshmëri personale. Në këtë mënyrë, duke qenë ju e qëndrueshme dhe e palëkundur përballë ofendimeve të motrës, ajo nuk do të ketë më terren për t’i bërë ato te ju.

Në shumë raste, një marrëdhënie e keqe me motrat e vëllezërit është më e lehtë të shmanget, sesa të zgjidhet. Fakti që ju i shfaqni dobësitë tuaja, e bën më të lehtë që motra t’ju ngacmojë e t’ju vërë në siklet.

Pritshmëritë se motra do të ndryshojë, se do të kuptojë gabimet, e pritshmëria për drejtësi janë të gjitha pritshmëri boshe. I vetmi person me të cilin mund të punoni është vetja juaj dhe derisa ju të keni një imazh të qartë për veten, motra do vazhdojë t’ju bëjë të ndiheni keq. Kur ju të jeni e sigurt për atë që jeni, nuk do të ndikoheni më nga sjelljet e saj.

Ndërkohë, merrni frymë thellë e numëroni deri në 10 përpara se të reagoni, është një mjet i domosdoshëm!

Lexo edhe: Bullizmi, pasojat dhe si mund ta ndalojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X