Mitet për astmën që mund t’ju bëjnë keq

Edhe pse astma është gjithnjë e më e zakonshme, ka shumë keqkuptime rreth kësaj sëmundjeje të frymëmarrjes.




0 0

Astma është një problem serioz që prek miliona njerëz anembanë botës.

Asnjë kurë për astmën

  • Një nga rreziqet më të mëdha për të prekurit me astmë është se shumë njerëz që kanë astmë mendojnë se mund ta mbajnë nën kontroll, kur në fakt është e pamundur. Por kur njerëzit kanë informacione të mira për mënyrën se si të kontrollojnë astmën dhe si të zvogëlojnë simptomat, ata janë më të aftë të jetojnë atë lloj jete aktive që duan.
  • Jo të gjithë e përjetojnë astmën në të njëjtën mënyrë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person. Dhe, simptomat tuaja mund të ndryshojnë nga një episod i astmës në tjetrën. Një mjek mund të diagnostikojë astmën me disa teste të thjeshta.
  • Nuk ka shërim për astmën, por ka mënyra për ta kontrolluar atë, dhe pacientët që kanë astmë mund të bëjnë të gjitha gjërat që ju pëlqejnë. Këto terapi përfshijnë medikamente, imunoterapi dhe shmangien e shkakut.
  • Disa njerëz gabimisht besojnë se kur kanë astmë nuk mund të bëjnë dot ushtrime. Mirëpo ushtrimet forcojnë zemrën dhe mushkëritë si dhe përmirësojnë sistmin imunitar. Disa njerëz me astmë mund të bëjnë shumë mirë ushtrime duke ecur,duke notuar, ngjitur male etj.
  • Mos e ndalni mjekimin tuaj. Shumë njerëz gjithashtu mendojnë se steroidët e thithur përdoren për trajtimin e astmës janë të njëjta me ato që përdoren për ndërtimin e muskujve. Steroidet që përdoren për trajtimin e astmës janë ilaçe anti-inflamatore, jo hormone.
  • Një keqkuptim tjetër është se medikamentet e astmës formojnë zakon dhe janë të rrezikshme. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha ilaçet.
  • Gjithashtu nuk është e vërtetë që ju mund të ndaloni marrjen e medikamenteve të astmës nëse ndiheni mirë. Ndoshta ndiheni mirë, sepse këto medikamente po funksionojnë.
  • Mbani mend se nuk duhet të përdorni medikamente për lehtësim të shpejtë nëse e keni astmën nën kontroll. Përdorimi i këtyre ilaçeve duhet të kufizohet në kohë kur keni probleme me frymëmarrjen ose kur jeni duke u përgatitur për të ushtruar.

Lexo edhe: Çfarë duhet të di nëse vuaj nga astma dhe tentoj të ngelem shtatzanë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X