Shumë njerëz mendojnë se astma në fëmijëri është një sëmundje e menaxhueshme dhe e padëmshme. E megjithatë, astma mund të jetë shumë penalizuese. Jo vetëm tek fëmijët dhe jo vetëm tek ata që vuajnë nga format më të rënda. Në të vërtetë, ajo mund të kompromentojë të ardhmen e punës dhe të parandalojë realizimin e aspiratave profesionale të dikujt.
Sipas një studimi të kryer nga një grup hulumtuesish suedezë, i cili filloi në vitin 1996 dhe zgjati për më shumë se 10 vjet, ka përfshirë një total prej më shumë se 2 mijë njerëz të prekur nga astma në fëmijëri, që është diagnostikuar para moshës 12 vjeçare dhe ishte ende e pranishme deri rreth moshës 19 vjeç. Të gjithë u ndoqën për disa vite, gjatë të cilave iu nënshtruan disa sondazheve dhe u kërkuan t’u përgjigjeshin disa pyetësorëve lidhur me studimet e ndjekura dhe ëndrrat për të ardhmen dhe pastaj për punën që po bënin. Qëllimi ishte të kuptohej nëse ekzistonte ndonjë lidhje midis pranisë së astmës dhe llojit të profesionit të kryer.
Astma e bën rrugën më të vështirë në shkollë
Pas analizimit të të dhënave të mbledhura, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se astma mund të ndikojë negativisht në perspektivat e punës. Së pari, ata zbuluan se te djemtë me astmë shanset për të lënë shkollën në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ishin 3.5 herë më të larta se për ata që nuk vuanin nga kjo patologji dhe për tu larguar nga universiteti ishin dy herë më të larta. Jo vetëm kaq. Të sëmurët astmatikë gjithashtu kishin një shans 50% më të ulët për të bërë punë si mjekë, gazetarë, muzikantë, infermierë, nëpunës administrate e kështu me radhë. Në 50% të rasteve ata u bënë muratorë, elektricistë etj.
Mosha më kritike? Adoleshenca
Ekspertët konkluduan se fëmijët që zhvillojnë astmën dhe vazhdojnë të jenë të sëmurë edhe gjatë moshës së hershme të rritur, kanë më pak gjasa që të kenë sukses në shkollë dhe në punë. Për cilat arsye? Ndoshta sepse luftojnë për të kontrolluar sëmundjen e tyre, sidomos në epokën kritike të adoleshencës. “Adoleshentët priren të mohojnë sëmundjen, të ndjehen të pamposhtur dhe të pavdekshëm, të refuzojnë kontrollin prindëror, të mos shkojnë te mjeku dhe të mos i përmbahen terapisë. Ndoshta ata kanë turp të përdorin pompa në prani të njerëzve të tjerë. Dhe mungesa e kujdesit, përkeqëson sëmundjen dhe pasojat e saj.
Megjithatë, edhe ata që vuajnë nga astma, nuk duhet të heqin dorë. Sëmundja nuk përbën pengesë apriori.
Lexo edhe: Meshkujt qe vuajne nga astma jane te predispozuatr ndaj frakturave ne kocka
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu