Migrena: një ilac i ri do të përgjysmojë dhimbjet nga kjo sëmundje

I miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), një ilaç i ri së shpejti do të dalë në treg, duke qenë i aftë për të arritur një reduktim të ndjeshëm, deri në përgjysmim të numrit të krizave të migrenës gjatë një muaji.




0 0

Testi i efektivitetit

Për të testuar efikasitetin e tij, u krye një studim në rreth 800 pacientë me migrenë kronike (më shumë se 15 kriza mujore) ose episodike (më pak se 15). Në të kaluarën, secili prej tyre kishte provuar, pa sukses, trajtimin e dhimbjeve të kokës me barna të tjera të përdorura zakonisht për parandalimin e dhimbjeve, por jo të bëra posaçërisht për këtë qëllim, siç janë beta-blockers, antikonvulsantët, bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe ilacet kundër depresionit. Të gjithë pacientët që morën pjesë në studim u trajtuan me ilaçin e ri për 12 javë.

Rezultate inkurajuese

Rezultatet që demonstronin efikasitetin e antitrupit të ri humanizues monoclonal (anti-CGRP) u paraqitën në kongresin e fundit të Federatës Europiane të Dhimbjes së Kokës. Ilaci mund të merret një herë në muaj ose në tre muaj nga injeksioni nën lëkurë. Një studim i mëtejshëm afatgjatë, i paraqitur edhe në kongres, tregoi se kishte mesatarisht një reduktim prej më shumë se 6 ditësh dhimbje nga migrena në muaj. Në veçanti, 60% e pacientëve me migrenë, si ato kronike dhe ato episodike, kishin një reduktim prej 50% të ditëve kur kishin dhimbje nga migrena gjatë muajit të fundit të trajtimit. Janë vlerësuar gjithashtu rezultatet në lidhje me dëmtimin fizik të pacientëve dhe aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet e përditshme: në të dy rastet ka pasur një përmirësim.

Edhe fëmijët vuajnë nga dhimbjet e kokës

Të rinjtë sigurisht nuk janë kursyer: 40% vuajnë nga dhimbjet e kokës, duke përfshirë këtu edhe më të vegjlit. 10% e fëmijëve vuajnë edhe nga migrena, forma më e rëndë e dhimbjes së kokës. Sëmundja e migrenës duhet të konsiderohet patologji e vërtetë: simptomat janë të rënda dhe dobësuese dhe pacientët nuk janë në gjendje të jetojnë në mënyrë të qetë për shkak të frikës së vazhdueshme të një krize nga ajo.

Lexo edhe: Migrena, përse gratë vuajnë më shumë se burrat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X