Mënyra se si e mbani fëmijën ndikon në zhvillimin e tij të trurit

0 0

A e dini se ana në të cilën një nënë zakonisht e mban fëmijën mund të ndikojë në zhvillimin e tij të trurit dhe në marrëdhëniet shoqërore që ai do të ketë si një i rritur? Kjo provë vjen nga një studim i Universitetit të Annunzio, i cili tregoi se të sapolindurit që mbështeten në anën e majtë tregojnë ndjeshmëri më të madhe dhe lidhje më të mira në marrëdhëniet me nënën dhe partnerin që do të kenë në të ardhmen. Mbajtja e fëmijëve në të djathtë, nga ana tjetër, do të shoqërohej me nivele më të mëdha të depresionit dhe përjetimit të lidhjeve emocionale më pak të sigurta.

Ana e majtë

Preferenca e grave, në krahasim me meshkujt, që të mbajë fëmijën në anën e majtë, është bërë e njohur që nga viti 1960. Shkencërisht, shpjegimi më i besueshëm ka të bëjë me dallimet funksionale midis dy hemisferave të trurit. Meqë informacioni ndijor që vjen nga njëra ana e trupit përpunohet nga hemisfera e kundërt, të gjitha informacionet që vijnë nga foshnjat që rrijnë në të majtë përpunohen nga hemisfera e djathtë, më e shpejtë dhe më e specializuar se sa ana e majtë. Për më tepër, fëmija që mbahet në anën e majtë është më i ekspozuar ndaj anës së majtë të fytyrës së nënës, e cila sipas hulumtimeve është më shprehëse se e djathta, përsëri falë pranisë së lidhjeve të drejtpërdrejta me hemisferën e djathtë.

Ana e djathtë

Nënat e reja që iu nënshtruan testit treguan nivele më të larta të depresionit nëse mbanin fëmijët në anën e djathtë, ndërsa nënat me nivele më të larta të ndjeshmërisë i mbanin fëmijët në të majtë. Në një tjetër studim, grupi i hulumtimit testoi rreth 300 gra dhe u kërkoi atyre të mbanin një kukull bebe, duke zbuluar se gratë që kishin një lidhje optimale me nënën e tyre ishin më të sigurta me partnerin e tyre dhe treguan se kishin një preferencë më të fortë për të mbajtur beben në anën e majtë.

Lexo edhe: Babai, nena e re dhe depresioni post-partum






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X