Menu ditore per nje femije

0 0

Menu ditore per nje femije
Ushqyerja e fëmijës me ushqime të ngurta duhet të fillohet në muajin e 6, megjithatë nëse për një arsye të caktuar mjeku këshillon ta bëni atë në muajin e 4. Më poshtë do të gjeni udhëzime në lidhje me atë çfarë fëmija mund të konsumojë nga muaji 4 deri në muajin 8. Ky është një grafik orientues nëpërmjet së cilit mund të mësoni se për çfarë elementësh ka nevojë fëmija gjatë ditës, më pas mund ta përshtasni atë me nevojat e fëmijës.

Si mund ta ushqejmë fëmijën gjatë ditës nga muaji i 4 deri në të 8?

Në mëngjes

  • Qumësht gjiri ose formule;
  • Drithëra;
  • Ndërmjet vakteve pure frutash (avokado, banane, mollë, pjeshkë, dardhë etj).

Në drekë

  • Supë e përgatitur me: drithëra, mish (pule, viçi, lepuri), perime (patate e ëmbël, kungull të verdhë ose jeshil, bishtajore, thjerrëza, etj), djathë, një lugë të vogël vaj ulliri.
  • Supën mund ta përgatisni duke vendosur makaronat ose orizin në vend të drithërave të bluara. Që një vakt të jetë i plotë ato nuk duhet të mungojnë pasi përbëjnë karbohidratet.

Në darkë (nga muaji i 7)

  • Lëng mishi ose perimesh të përgatitura me drithëra. Mund ta rregulloni me pak vaj ulliri dhe nëse doni edhe një apo dy lugë pure perimesh.

Ndërmjet vakteve fëmija duhet të konsumojë edhe pure perimesh, kos me fruta të përgatitur në shtëpi, megjithatë nëse ai nuk dëshiron të hajë diçka ju nuk duhet ta detyroni. Gjatë vitit të parë të jetës fëmija e ka ende shumë të nevojshëm ushqyerjen me qumësht.

Kujdes me peshkun dhe vezën, nuk duhet të fillohen para muajit të 10. Në momentin që do të filloni vezën duhet ta zieni pak dhe t’i jepni të verdhën e vezës duke filluar nga një lugë, një herë në javë. Mund t’ja hidhni edhe në supë, dhe nëse do ta bëni këtë nuk duhet të shtoni mish apo djathë pasi supa do t’i marrë proteinat nga e verdha e vezës.

Lexoni edhe: Menu ditore per nje femije 8 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X